Hurmat, fruti më i mirë i vjeshtës

September 9, 2018 17:23

Hurmat, fruti më i mirë i vjeshtës

Ato janë kosideruar si fruti më i mirë i kësaj stine, por është mirë të dimë edhe disa prej vlerave ushqyese të hurmave në shëndetin tonë. Ato rriten në pemën e quajtur Kaki dhe e kanë origjinën nga kontinenti aziatik.

Shpesh janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga vetitë pozitive të hurmave në organizmin tonë:

Ndihmojnë në tretje dhe në jashtëqitje

Në fakt, hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në jashtëqitje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.

Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin

Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.

Lufton aneminë

Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.

Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare

Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

l.h/ dita

September 9, 2018 17:23
Komento

2 Komente

  1. oh Mushmolla (i thone nga anet tona ) September 9, 19:36

    kur ktheheshe nga shkolla
    ne shtepi dhe shifje nga dritarja ne bahce
    ne peme te bera pothuaj gjysem qull ,
    nen ate ngjyre Portokallie te Flakte
    dhe ti sduroje sa ti nguje dhembet e shijoje shijen karakteristike dhe lengun
    e embel .
    Sidomos ditet e fundit te shtatorit kur fillonte e ftohej pak
    koha e pemes i kishin rene pothuaj te gjitha gjethet ,
    mbushur me frutin aj aj aj
    Vjeshta & Fruti i stines

    Reply to this comment
  2. bani September 9, 19:46

    Ore sa di une hurmat jane krejt dicka tjeter dhe rriten ne shtetet arabe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*