Hyjnë në fuqi 10 rregullat e reja për drejtuesit e automjeteve

October 14, 2015 20:51

Hyjnë në fuqi 10 rregullat e reja për drejtuesit e automjeteve

Nga sot, ka hyrë në fuqi plani i ri i masave i cili pritet të sjellë kontrolle dhe masa disiplinore më të forta edhe në fushën e transporteve. Sot është botuar në Fletoren Zyrtare dhe dokumenti i plotë që publikohet nga DITA.

Konkretisht, asnjë subjekt i palicencuar për shërbimin që kryen, nuk do të bëjë biznes në fushën e transporteve. Po ashtu, të gjitha taksitë duhet të punojnë përmes taksimetrit dhe të lëshojë faturë.

Plani i masave mbi anti-informalitetin

1. Mjete transporti publik taksi dhe autobuzë që kryejnë aktivitet të paliçensuar. Do kryhen kontrolle me grupe të përbashkëta të Policisë Rrugore dhe të shërbimeve të trasnportit rrugor. Në rast evidentimi shkeljesh do ndëshkohen me gjoba maksimale 100 000 lekë apo dhe konfiskim mjeti.

2. Do kontrollen taksitë e pajisura me taksimetër mbi përdorimin e rregullt të tij. Në rast parregullsish do vendosen gjoba 20 000 lekë nga organet e Policisë Rrugore apo të shërbimit të trasnportit rrugor dhe tërheqje e licencës.

3. Do rishihen kushtet e liçensimit të taksive dhe kushtet e komoditetit të tyre.

4. Do të kontrollohen autobuzët e shërbimit interurban për pajisjen me bileta të pasagjerëve. Shoqëritë e transportit të marrin masa për pajisjen me blloqe të biletave nga drejtoritë tatimore. Në rast shkeljesh gjobë deri në 100 000 lekë dhe pezullim licence.

5. Formalizim i tregut, mjeteve të përdorura të rregjistruara për herë të parë. Kufizime për importin e mjeteve nga individë.

6. Verifikim nga noterët i detyrimeve të mjeteve që ndërrojnë pronësinë.

7. Kontrolle të pikave të grumbullimit të mjeteve.

8. Kontrolle të subjekteve që kryejnë transport mineralesh apo karburanti mbi peshë.

9. Certifikim i serviseve të mjeteve rrugore.

10. Tarifë reklamash në anë të rrugës dhe kontrolle ndaj dëmtimeve të infrastrukurës rrugore dhe ndërhyrjeve pa leje.

1

 

2

 

 

3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

October 14, 2015 20:51
Komento

3 Komente

  1. Xhikja October 15, 08:45

    U botua ne fletore pra eshte ligj i republikes Tani ,Po vetem me kete ligj e ulni borxhin publik aq shume abuzivizem ka me kete biznes

    Reply to this comment
  2. mali October 15, 10:56

    Ju lumte . Ju duhej te ishit qe ne 90-ten ne pushtet qe te rregullohej ky vend , por kujdes te njerezit qe kane ne dore zbatimin e ligjit se popullin e futni kollaj ne shishe , po i keni lene dreqit tapen e shishes .

    Reply to this comment
  3. Genti October 15, 13:52

    C’do gje eshte sakte me perjashtim te mases “deri ne sekuestrim mjeti”. Kjo eshte anti profesionale dhe katundareske deri ne thelb. Ku eshte pare ne ndonje vend te botes te sekuestrohet makina se shoferi nuk paguan taksa, apo ka gjoba apo dokumentacion jo te rregullt. Mjetit mund ti refuzohet qarkullimi po jo tia sekuestros pronarit sepse duket sikur po ja vjedh shteti..N.q.s mjetit I bllokohet qarkullimi dhe perdoret ndeshkohet shoferi me gjobe me te madhe deri ne burgim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*