108 dhe 100 vjeç! Ata janë tashmë në Gines si çifti më i vjetër në botë

September 5, 2018 10:42

108 dhe 100 vjeç! Ata janë tashmë në Gines si çifti më i vjetër në botë

Një çift nga Japonia mban momentalisht rekordin botëror të Ginesit si çifti më i vjetër në botë.

Masao Matsumoto, 108 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Miyako Matsumoto, 100 vjeç, janë martuar që nga 20 tetori i vitit 1937 dhe së bashku kanë pesë fëmijë (të gjitha vajza) e 13 nipër e mbesa.

100-vjeçarja ka zbuluar për “Reuters” sekretin e jetëgjatësisë së martesës së tyre.

“Jam shumë e kënaqur. Është falë durimit tim, vërtetë,” ka thënë ajo.

Matsumotos nuk arritën kurrë që të bënin një dasmë, pasi Japonia hyri në luftë dhe Masao u dërgua jashtë shtetit si një ushtar.Por kjo nuk ka përbërë kurrë  pengesë për to për të patur një familje të madhe.

“Ata kanë hyrë në kapitullin e fundit të jetës së tyre. Ishte një nder për ta që ta merrnin këtë çmim. Do të doja që ata të vazhdonin një jetë në paqe,” ka thënë vajza e tyre Hiromi.

s.a/dita

September 5, 2018 10:42
Komento

1 Koment

  1. Lec-kabashi September 5, 20:02

    URIME!! ..EDHE 100 TE TJERa..!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*