Hyn në dyqan për të blerë karamele, del si milioner

January 26, 2018 12:34

Hyn në dyqan për të blerë karamele, del si milioner

Një djalë 21-vjeçar ka fituar 1 million paund në një lotari dhe ka në plan të blejë një makinë “Aston Martin”,  sapo të marrë patentën.

Alex Best, nga Newton Aycliffe në Qarkun e Durhamit, zgjodhi biletën prej shtatë figurave në lotarinë e quajtur Lucky Dip.

Pasi hyri në dyqan për të blerë një qese të vogël me karamele, Best vendosi të blinte vetëm një biletë Lucky Dip disa orë para se lotaria të mbyllej.

Ai tha për Daily Mail: “Është thjesht e pabesueshme. Unë hyra në dyqan për të blerë karamele dhe mendova të provoj fatin me një biletë, nuk e kisha menduar kurrë se do fitoja”.

I riu tani ka në plan të lerë punën për të ndjekur një karrierë në muzikë. Dhe po mendon gjithashtu të blejë një makinë super të shtrenjtë, si dhuratë për veten.

January 26, 2018 12:34
Komento

2 Komente

  1. MH January 26, 12:59

    ka në plan të blejë një Aston Martin si makinën e tij të parë, sapo të marrë patentën.
    Zbatojeni dhe ju ne Shqiperi.Sa here qe humbet(nga amortizimi etj etj) makinen,humbet dhe patenten.Dhe sa here blen makine te re do te marresh edhe patenten e re.
    C’jane keto gazetar apo drejtues te kesaj gazete Dita.Por dhe ne pergjithesi pa perjashtim ne te gjithe shtypin shqiptare shkruajn si t’iu vije per mbare dhe lexuesi ta gjeje proverbin vete.
    Kjo vertet nji loje pa cak, pertej asaj lojes fjale kryqe.

    Reply to this comment
  2. rrushi January 26, 13:00

    Ah si nuk me bie dhe mua..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*