Hyn në fuqi patenta me pikë, ja ndëshkimi për çdo shkelje

April 22, 2015 08:07

Hyn në fuqi patenta me pikë, ja ndëshkimi për çdo shkelje

Duke filluar nga sot hyn në fuqi patenta me pikë. Çdo drejtues mjeti që do të kryejë shkelje të rregullave rrugore do të përballet me penalitete të reja të sistemit të patentave.

Ndëshkimi nis nga gjobë, me ulje pikësh deri tek heqja e patentëts në rast të përsëritjes së shkeljeve.

Informacioni nga shkelësit do të merret online përmes faqes së internetit të shërbimeve qeveritare.

Në dispozicion të qytetarëve do të vihet edhe një numër telefoni pa pagesë për të verifikuar pikët e patentës.

Mbajtësi i çdo leje drejtimi zotëron fillimisht një sasi prej njëzet pikësh. Pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve në Policinë e Shtetit, për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor në masën e përcaktuar sipas llojit të shkeljes.

Leja e drejtimit do të zhvleftësohet në rast se ju do të tejkaloni numrin e gabimeve dhe do të zerohen pikët. Kështu për tejkalim të shpejtësisë nga patenta hiqen 3 pikë për rastin e parë dhe 5 pikë në rast të ripërsëritjes së gabimit.

Për qarkullimin në kundravajtje penalizmi është 5 pikë ndërsa për ripërsëritje të gabimit është 8 pikë. Po ashtu në ligjin e ri parashikohen penalizime të cilat në rastin e parë të shkeljes nuk hiqen pikë por në rast të një përsëritjeje heqja e pikëve mund të jetë nga 3-8 pikë në varësi të rasteve të përsëritjes.

Penalizim tjetër i rëndë është ai i i heqjes së 10 pikëve njëherësh është nëse nuk ndalon ose nuk lejon kalimin e mjeteve me sinjale zanore shtesë. Maksimumi i pikëve që hiqen njëherësh është 15 pikë në rastet më flagrante siç mund të jenë: qarkullimi me mjet nën efektin e lëndëve droguese ose psikotrope, nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast të një aksidenti me dëme në njerëz, ose në rast se drejtuesi i mjetit nuk pranon që të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të lëndëve droguese ose psikotrope.

Nga sot të gjitha patentat ekzistuese dhe ato të marra rishtazi do të kenë 20 pikë maksimale, ndërsa heqja e pikëve nësë një shkelje përsëritet dyfishohet në harkun kohor 6 muaj deri në 2 vite.

Sipas policisë penalizimi me heqjen e pikëve do të shoqërohet dhe me gjobë në vlerë monetare, ku me ndryshimet në kodin rrugor një sërë gjobash janë dyfishuar përfshi dhe atë të kalimit të semaforit me të kuq e cila shkon në 30 mijë lekë.

April 22, 2015 08:07
Komento

7 Komente

  1. Lul April 22, 08:24

    Bravo kjo eshte zgjidhja per ata shoferuce….duhet te ndershkohen rende te gjithe shferet qe nuke respektojne vijat e bardha per kalimtaret qe eshte kryesore dhe sidomos per tiranen…ketu eshte nje problem se dhe policet mund te abuzojne me shume tani me piket e patentave..kushe paguan..

    Reply to this comment
    • Dante April 22, 14:26

      per cilat vija e ke fjalen, per ato me semafor apo per ato pa semafor. Tek te parat e rregullon vete semafori situaten nders tek te dytat, vari kandarin eshte bere puna.

      Reply to this comment
  2. Darius April 22, 09:38

    Qeverite antishqiptare dine si te vjedhin,metoda 25 vjecare nga gjobat u makinave u be aq bajate sa merrje gjoba dhe kur nuk ekzistoje ne qarkullim.
    Sistemi i pikeve ne parim eshte OK,ndersa ne zbatim do jete problematik per shume arsye.
    Per mos te numeruar cfare skemi pozitive se kemi jashtezakonisht shume,ne jemi si puna e Kampionit te Altletikes qe grisi posterin e Kampionit te Boksit dhe i coi mesazh qe…le te vije te me kapi po te doje!!!!

    Reply to this comment
  3. albani April 22, 09:59

    dmth po u kape e alkol nuk shkon me ne burg? apo burgu eshte gjithsesi?

    Reply to this comment
  4. arvanitasi April 22, 11:28

    “Informacioni nga shkelësit do të merret online përmes faqes së internetit të shërbimeve qeveritare.”

    “Në dispozicion të qytetarëve do të vihet edhe një numër telefoni pa pagesë për të verifikuar pikët e patentës.”

    Keto dy rreshtat e mesiperm me mire mos i kishit vene fare ju Gazetarucet e Dites sepse i pari futu sa here te duash per te pare gjobat online dhe faqja thote nuk punon. Kurse sa per te dyten ju siguroj se 20 dite maksimumi do punoje telefoni se pastaj pippppppppp.

    Reply to this comment
  5. Hëm... April 22, 13:31

    duhet dhene si informacion edhe afati kohor qe piket rithehen serisht ne 20 sa kohe nuk perseritet me shkelja.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit April 22, 14:48

      Jashte te jepen dy pike bonus cdo vit kur nuk ben shkelje.Ne 10 vjet pa shkelje te behen 40 pike, dmth dyfishi.Nisma eshte e mire, por infrastruktura nuk eshte gati per kete transformim,njelloj sikur te kesh kompjuterin por mungon linja e internetit.Megjithate cdo fillim vetekorrigjohet,mjere te paret qe paguajne dhe s’kuptojne asgje.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim