Hyn në fuqi përkufizimi i ri i kilogramit pas 130 vjetësh

May 20, 2019 13:13

Hyn në fuqi përkufizimi i ri i kilogramit pas 130 vjetësh

Lamtumirë kilogram i vjetër! Përkufizimi i ri botëror i kilogramit, i pavarur nga çdo objekt tjetër fizik pritet të hyjë sot në fuqi.

Sistemi i ri i masës ndërkombëtare, që përfshin gjithashtu amperin, kelvin dhe molin, u bë i vlefshëm në nëntor në Versajë, në afërsi të Parisit, nga Konferenca e Përgjithshme e Peshave dhe Masave (CGPM) e themeluar në fund të shekullit XIX, që mblidhet çdo katër deri në gjashtë vjet.

Përfaqësues nga 60 shtete votuan në atë kohë një vendim historik në mbështetje të një përkufizimi të ri të Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI), duke ndryshuar në këtë mënyrë, përkufizimin botëror për kilogramin, amperin, kelvin dhe molin.

Deri tani, një kilogram përkufizohej i barabartë me masën e Kilogramit, një cilindër platin dhe iridium të ruajtur saktësisht nga 1889 në Zyrën Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave (BIPM) në Sevres, pranë Parisit.

Nga ana tjetër u vu re se masa e prototipit ndërkombëtar kishte pësuar një ndryshim të lehtë në raport me ato të gjashtë kopjeve dëshmitare të realizuara në të njëjtën periudhë.

Ky ndryshim është dukshëm i parëndësishëm për qeniet njerëzore kur bëhet fjalë për të arritur në një përfundim, por mund të shndërrohet në problematik , pasi shkenca dhe industria po hyjnë në epokën e grimcave pafundësisht të vogla me zhvillimin e teknologjive kuantike.

Kilogrami do të përkufizohet tani duke u nisur nga Konstantja e Plankut (h) e fizikës kuantike.

j.l./ dita

May 20, 2019 13:13
Komento

5 Komente

  1. BUJARI JU DEGJON May 20, 22:10

    I dashur gazetar,mos mendo se na ke bere ndonje sqarim me shkrimin e mesiperm…
    Perkundrazi,na ke ngaterruar… 🙂

    Reply to this comment
    • Kujtesa May 21, 07:06

      Pas ketij lajmi,mesova se une nuk di me asnje gje rreth kilogramit.
      Prej ketyre gazetareve,gjithçka mund te mesosh!

      Reply to this comment
      • anti-mesimi May 21, 12:01

        Ky esht dhe qellimi i ketij muhabeti! Qe te mos kuptosh kurrgje! Keto gjera tash e tutje do i kuptojne vetem afendikonjte. Populli bageti duhet vetem per te punuar. Per me teper kerko ne google: kilo faraonesh!

        Reply to this comment
  2. xxx May 21, 09:52

    Kg i vjeter dhe Kg i ri, te kujton lekun shqiptar leku i ri dhe leku i vjeter.

    Reply to this comment
  3. sulo Permeti May 21, 11:02

    Gazeta dita ,po fiton statusin e “lajmeve rumpalle”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?