Hyn në fuqi urdhri që ndalon hyrjen në SHBA

June 26, 2018 17:45

Hyn në fuqi urdhri që ndalon hyrjen në SHBA

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi në favor të administratës “Trump” në kuadër të ndalimit të udhëtimit, që prek njerëz nga disa vende me shumicë myslimane.

Ndalimi i udhëtimeve nuk lejon shumicën e njerëzve nga Libia, Irani, Somalia, Siria dhe Jemeni, që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.

Rrëzimi i vendimeve të gjykatave të tjera nga ajo e Lartë, shihet si një fitore për administratën “Trump”, megjithëse ndalimi i udhëtimeve është kritikuar ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut dhe organizata e refugjatëve.

Sipas gjykatës, ndalimi i udhëtimeve nga vende të caktuara është brenda autoritetit presidencial dhe se  qeveria ka paraqitur justifikime të mjaftueshme për sigurinë kombëtare, që e bëjnë ndalimin e udhëtimeve të kalojë rishikimin.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, presidenti Trump nxitoi ta publikonte atë në “Twitter”, duke i bërë publicitet fitores së radhës në sallat e drejtësisë.

o.j/dita

June 26, 2018 17:45
Komento

1 Koment

  1. x June 27, 06:53

    Shikohet qarte nje parulle idiote dhe demostrues para nderteses se Gjykates se Larte.
    Kerkojne jo ndalime, jo mure, por han pa porta dhe shtet pa inventar, pa dinjtet, pa siguri kombetare etj etj, ashtu sic jane shtetet nga jane ardhur keta emigrante.
    Keta nuk kane mundur te bejne gje dhe te rregullojne punet ne shtetet e tyre, ku me shume u rri suma perpjete cdo dite duke u falur dhe hedhin veten me dinamit si kamikaz, kerkojne ti japin mend Amerikes, shtetit me demokratik ne bote.
    Vendimi i Ghykates Kushtetuese eshte ne mbrojtje te Demokracise ne Amerike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*