Hyn për të shpëtuar dy mbesat e mitura, 55-vjeçarja mbytet në Drin të Zi

August 8, 2017 16:35

Hyn për të shpëtuar dy mbesat e mitura, 55-vjeçarja mbytet në Drin të Zi

 

Një 55-vjeçare është mbytur në ujrat e lumit Drin i Zi të Peshkopisë pasi kishte hyrë për të shpëtuar dy mbesat e saj të mitura, 8 dhe 4 vjeçe.

Ngjarja është regjistruar sot në mesditë pa shkuar tek ura e Topojanit-Shupenzë.

Pikërisht në këtë vend kanë qenë duke u larë dy vajzat e mitura O.D, 8 vjeçe, O.D, 4 vjeçe, mbesat e shtetases F.D.

“Vajzat janë rrëmbyer nga lumi dhe më pas është futur shtetësja F.D, rreth 55 vjeçe, për ti shpëtuar por për pasojë është mbytur. Të miturat janë shpëtuar nga pushuesit që ndodheshin pranë zonës së lumit,” informon policia lokale

Shtetësja F.D, është transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë por pa shenja jete ndërsa vajzat e mitura janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

August 8, 2017 16:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*