Hyri janari dhe… prapë po mbarset “mali” i PD-së

January 14, 2018 03:34

Hyri janari dhe… prapë po mbarset “mali” i PD-së

Artan Xh.Duka

Hyri janari dhe prapë po mbarset “mali” i PD.

Pas asaj “Pranverë-Verë 2017” tek çadra, tani po troket sfilata “Dimër2018”. Dihet çfarë do pjellë e prapë PD kuturiset ndonse, përjashto 97, protesta nuk rrëzon dot qeveri. Mesa duket një dëshpërim i madh për një hall të madh.

Jo se qeveria është qelibar. Por rrotacionin e ndëshkimin nuk e bën rruga. Nuk është 97-a; as nuk krahasohet me të. Ka institucione dhe votë dhe “burri shtetit” vlen për qeveritarin e opozitarin bashkë.

Nëse qeveria, sipas opozitës, e ka mbushur kupën, o burra sa më shpejt reformën në drejtësi! Ku më e interesuara si rregull duhet të jetë opozita por ja që kjo e paska një hall se çuditërisht po e anatemon dhe saboton e para atë. Dje me miratimin e kuadrit ligjor, sot me zbatimin e saj.

Nëse qeveria shkel e shpërfill të drejtat demokratike, o burra sa më shpejt integrimin në BE! Ku më e interesuara si rregull duhet të jetë opozita por ja që kjo paska një hall se çuditërisht po e tensionon klimën politike duke rrezikuar shtyrjen e hapjes së negociatave dhe lërë Sërbinë të hyjë para nesh në BE.

Paradoksalisht sot kemi një qeveri që po i hap me zell “gropën” vetes duke u ekspozuar ndaj një sistemi të pavaruar drejtësie dhe standarteve imponuese e një monitorimi në rritje prej BE dhe një opozitë që refuzon “armët” që jep ligji dhe BE për të përshpejtuar apo garantuar rrotacionin politik në vend!

Protesta e janarit nuk i sjell dobi Shqipërisë nëse i kundërvihet reformës në drejtësi dhe penalizon hapjen e negociatave me BE. Pa drejtësi dhe larg BE, qeveria do abuzojë më shumë, opozita do të mbetet njësoj e dëshpëruar dhe rrotacioni do të mbetet tensionues.

Të vetmit fitues nga turbullirat, sabotimi i drejtësisë dhe integrimit në BE, janë qarqet antishqiptare në rajon. Me Sërbinë në BE para nesh (me këtë rast Kosova do të pranohet nga sërbët sepse Kosova nuk do jetë bashkë me të atje) fatura e integrimit do të rritet më tej dhe pa drejtësi, shteti shqiptar do të mbetet inferior ndaj gjeopolitikave dhe investimeve strategjike në rajon.

Atëhere ku i çon mushka ku janë ngjeshur PD e LSI bashkë? Nëse interesi i vëndi kërkon mirëkuptim politik për këto dy çështje, atëhere kjo protestë pa kauzë (asgjë gjatë qeverisjes së PS nuk mund të krahasohet me bëmat e PD në pushtet) e pa moral (lidershipi i PD nuk mund bëjë sikur lindi dje), rrezikon t’i kundërvihet direkt interesit kombëtar. Esadizmi nuk ka brirë!

Alibitë e protestave nuk pinë më ujë. Vetëm për hallin e popullit nuk i digjet barku PD e LSI. Se po t’u digjej, e shtynin atë një ditë pas hapjes së negociatave me BE. E bëri dikur PS pas Gërdecit me NATO-n në prag. Sot e kanë rradhën “burrat e shtetit” dhe “yjet në ngjitje”. Ndonse nuk kanë asnjë arsye si Gërdeci dikur.

Për më tepër, ndryshe nga PD dje që monopolizoi e kapitalizoi politikisht futjen në NATO, PS po shprehet e gatshme të ndajnë së bashku si klasë politike meritën për hapjen e negociatave me BE. PD, e lakuar si opozitë që po nëpërkëmb integrimin në BE, me ftesën e Ramës ka shansin të provojë gjithë kritikët gabim. Në këtë kontekst, ftesa e Ramës duhet të jetë më konkrete rreth bashkëpunimit parlamentar dhe strukturave ad-hoc për këtë qëllim.

Sa i takon reformës në drejtësi, opozita ka rastin të dëshmojë se nuk i ndruhet asaj sepse nga mënyra sesi i është kundërvënë dhe e ka trajtuar deri tani, veç shton dyshimet rreth së kaluarës së saj në pushtet. Për më tepër do i jepte fund dhe absurdit politik teksa nga njëra anë deri dje pretendonte se të huajt po ndërhynin duke cënuar sovranitetin dhe parimet kushtetuese dhe nga ana tjetër sot akuzojnë Ramën për kapje të saj! Mos ia rritni kaq shumë vlerat Ramës sa të aludohet se dhe perëndimi bën lojën e tij!

Një protestë dinjitoze në përkrahje të BE dhe ligjit në vënd është gjithnjë shëndet për demokracinë. Dhe që të mos e ndajë fjalën nga vepra, opozita bën mirë të shtrëngojë, qoftë dhe me pahir sipas saj, dorën e bashkëpunimit për hapjen e negociatave me BE dhe reformën në drejtësi. Tek e fundit, janë ca gjëra e rregulla loje që i leverdisin të gjithëve, në pushtet apo jo.

Ndërkohë që po negociojmë me Greqinë për “tabura”, është e paimagjinueshme të krijojmë “vija” të kuqe mes nesh. Opozita dhe qeveria bëjnë mirë të lëshojnë pe për hir të mbarë shqiptarëve. E kanë detyrim. E para për të spostuar në kohë pretendimet vënd e pavënd të saj ndaj qeverisë dhe shpallur vullnetin për respektimin e institucioneve dhe qeveria vetë duke ofruar vullnet për ndryshime një ditë pas hapjes së negociatave.

Qeveria si më i “madhi”, duhet të bëjë gjithshka ia vlen për të sfumuar çdo tentativë absurde që i kundërvihet reformës në drejtësi dhe hapjes së negociatave me BE. Ndërsa bashkëqeverisja është anomali demokratike (sfidon votën dhe kompromenton opozitën që ulet në tavolinë me qeverinë e “krimit”), lëvizjet në qeveri nuk kanë përse të jenë tabu. Boll të ruhet kursi i reformave sepse merita merret dhe në ikje. PS nuk soset për emra.

Sot “topi” është tek opozita dhe ajo nuk mund të bëjë më shejtan-budallanë.

Nëse nuk bëjnë duvanë e tjetërkujt por e kanë hallin tek vetja, “shejtani” drejtësi ka dalë tashmë nga shishja dhe frika e tyre nuk ka pse merr peng vëndin dhe agonia veç shpresë nuk është. Të paktën do mbahen mënd se bënë gjënë e duhur në fund.

January 14, 2018 03:34
Komento

5 Komente

  1. Fatmir Mediu (Cami) i ngjizur ne tren January 14, 04:35

    Po Lul Shalengjituri, Sali Kar-axhic, Nonika Cizmja etj lojen e antishqiptareve po bejn, ata kane mbeshetje dhe mbrojtje nga Serbia si agjente te zellshem dhe te tredhur qe jane.

    Reply to this comment
  2. Vetingu per Presdentet kryeministrat ministrat e tranzicionit ! January 14, 10:54

    PROTESTA me 27 te Janarit 2018 le te behet dhe duhet te ishte bere edhe me pare dhe te vazhdoje, po more djema po, por jo te udheheq PD me Lulzim Bashen me Fatmir Mehdiun, me Monika Kruecizmemadhja ! Eshte nje turp, nje turp nje turp, nje turp shume I madh !
    Eshte Paradox !Jane te pabesueshem.
    Jane te provuar prej vitetesh prej popullit deshtimet e tyre keta buk I duhen as dreqit !
    Keta jane njerez te akuzuar dhe te denuar me vote nga populli, jane njerez te urryer dhe maskarenje !
    U ESHTE CJERR MASKA
    Nuk kane moral, O njerez te perendise !
    C`eshte ky moral mizerje qe I injektohet ketij populli ? ! Harruat vitet 1997 ?, keto figura i ishin ne Pushtet ! Ngriten Piramidat qe vrane e plagosen 3.000 shqiptare !
    Ne Gerdec plasi tonellata explozivi, dhe korrupsioni, kurgra, femije, pleq e pllaka, punonin skellever ! Perfundimi 26 Te vrare! Ja keta ishin ne pushtet dhe asnji gjemb nuk u hyre, me te pasur u bene !
    Ne 21 Janare vrane 4 te pafajshem dhe popullin protestues e quajten “kokepalare” ! Ja keta ishin ne pushtet !
    Tani me keta ” kokepalare” do te protestojne ?!!
    Sa e pa moralshme sa poshtersi e madhe !
    Deri kur do te marre fund ky imoralitet I peshtire politike ?!!

    Reply to this comment
  3. fteri January 14, 11:11

    prapë protesta ,e prap protesta po mbarset “mali” zgollo i PD-së dhe çfar do na pjellë ?….do na pjellë një mi të trullosur si vetë Luli e Monika

    Reply to this comment
  4. fteri January 14, 11:25

    Po a ‘do të durojmë më provokacinet e klyshëve PD-ista që dogjën e shkatrruan shqiprinë ?

    Lufta e nervave kundër shqipërisë dhe shqipëtarve të ndershëm dhe pasurisë tyre me horrat e batakçinjët dhe kapuçonët e zijë si anvangardë krimi të S.Berishës tash 27 vjet dhe mosndëshkimi Ityre duhet ti vijë fundi .

    PD-ja e krijuar me aq zhurmë për të sjellë demokracinë në shqipëri në v. 90-të ,tani po dekompozohet i vjen era kërmë me eksponentë të dhunës e krimit si F.Noka me kompani,po çelbin dynjanë

    Kjo nuk quhet më Partia demokratike por :
    -Partia e flakës dhe zjarrit se erdhi me urën e zjarrit në dorë e dogji gjithë shqipërinë është ,
    -hajdute se vodhi gjithë pasurinë ushtarake dhe të popullit ,
    -tradhëtare se shiti teritorin detar greqisë ,
    -kriminale se vrau mbi 10 mijë shqiptar,
    -Partia e terrorit e sabotazhit duke krijuar pasiguri ,me linjën e tritolit se shkatrroi linjat e tensionit lartë dhe makinat e bizneset e kundërshtarve politik duke vrarë njerëz e krijuar panik e pasiguri
    -,Harbute se me turma të eksituara përgjaku jo një herë ,por shumë herë bulevardet e shqipërisë ,
    -Vrastare si në gërdec dhe 21 janarin 2011 etj ..
    -mashtruese se krijoi firmat hajdute piramidale ,

    Por a’ do të durojmë më ne si popull provokacionet e kriminelve të PD-së dhe të S.Berishës dhe L.Bashës që bëjnë thirrje për tërheqje zvarrë dhe armatosje të popullit ,por edhe të thirrjeve luftënxitëse e LSI-së ?

    MJAFTË MË O’ POPULL ! MOS U SHKONI MBRAPA aventurjerve që luftojnë për pasurinë e tyre dhe ti shpëtuar ligjeve të wetin-ut !

    Reply to this comment
  5. Toger Lukashi January 14, 12:27

    Nuk heqin dore kelyshet e Rusise nga perpjekjet per destabilotet. Grevski ben te njejten gje kunder gjuhes shqipe ne Maqedoni, keta tanet kunder reformes ne drejtesi dhe hapjes se negociatave. Neo osmallinjte dhe grekomanet ne mbeshtetje te sharlatanit president per ti dhene Kishes Autoqefale Ortodokse shqiptare karakter grek dhe per ti ndare shqiptaret sipas besimit fetar. Heronjte e kombit perçapen ti denigrojne dhe tradhetaret te na i shesin per heronj! Disa te tjere mohojne lanç duke na i shitut bashkepuntoret e nazisteve per nacionaliste dhe luftetaret e lirise per sllavo-komuniste. Rama i zene ne konçesionet monopoliste dhe ne perpjekjet e tij per ti dhene PS karakter tjeter nga ai i natyrshmi dhe ideologjik si parti e majte per te varfrit. “Pushteti drejtesise” ne jargalisje per te ruajtur privilegjet qe burojne nga kortupsioni. Akademia e shkencave inegistente per ti paraprire nepermjet mendimit intelektual formimit te shendoshe te shqiptareve per integrim evropian. Lloj lloj sharlatanesh ne mediat gjobevenese te politikes prallisin pa u lodhur psudohistorira per te goditur ne palce identitetin kombetar dhe perkatesine evropiane te shqiptareve, qe “Rilindasit e Kombit” na kane lane trashegimi, nen petkun se godasin nacionalizmin kur ne fak godasin pa meshire patriotizmin mbrojtes te shqiptareve!
    TURP!
    Cfare behet keshtu ne kete vend?
    E ne mendje te vijne vargjet e Migjenit.
    ” Kur do te dale ai burre qe do i çoje peshe mendjet dhe shpirterat e shqiptareve per nje bashkim kombetar?” Megjithe diversitetin kulturor, fetar e perkatesie sociale ne nje Evrope te bashkuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*