Hyri në fuqi skema e re e TVSH. A do ketë rritje çmimesh?

April 2, 2018 08:48

Hyri në fuqi skema e re e TVSH. A do ketë rritje çmimesh?

Nga kjo e diel, edhe bizneset e vogla me qarkullim mbi 2 milionë lekë, janë zyrtarisht të përfshirë në skemën e TVSH-së.

Uljen e pragut të TVSh-së deri në xhiron 2 milionë, e kanë kundërshtuar edhe shoqatat e biznesit, që kanë paralajmëruar protesta, duke gjykuar se do të ketë një falimentim masiv

Sipas tregtarëve vendimi do të japë efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e çmimeve, pasi që nga e shtuna kanë nisur të shpenzojnë vetëm për hir të këtij vendimi.

Por ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha në një prononcim për Tema TV sipërmarrësit e vegjël nuk do të bartin asnje kosto shtesë.

Skema synon që për çdo blerje që biznesi i vogël bën në një pikë shumicë, pra në biznes të madh krahas faturës tatimore duhet të regjistrojë edhe TVSH-në.

Ndërsa për shitjet që bën biznesi i vogël, duhet të llogarisë TVSH-në te konsumatori.

b.m. / dita

April 2, 2018 08:48
Komento

3 Komente

  1. Ekonomist April 2, 09:21

    Ulja e pragut te TVSH der ne 2 milion leke xhirodo sjelle zinxhir falimentimesh te biznesi vogel. Konsumatorit do ti rriten cmimet. Varferia patjeter do shtohet.
    Nje qeveri e drejtuar nga nje piktor qe per minister ekonomie ka nje dhaskal te gjuhes angleze natyrisht qe ne ekonomi do kete deshtimin kryesor.
    Qeveria Rama ka ofruar per shqiptaret vetem taksa, rritje cmimesh, varferi dhe Shqiperine vatren kryesore te trafikut te droges ne Europe. Eshte qeveria me e deshtuar ne ekonomi ne keto vite tranzicioni.

    Reply to this comment
  2. Duhet te lirohen biznesmenet e droges nga burgu qe te shpetoj Shqiperia April 2, 09:31

    Duhet te lirohen biznesmenet e droges nga burgu qe te shpetoj Shqiperia ! Kjo eshte zgjidhja keta nuk e kane problem te paguajne taksat apo jo ?!!

    Reply to this comment
  3. mirel April 2, 21:30

    Prit kur te thone: Lumpenet nuk duan te paguajne. Shteti ka ligje. Po Maliqi qe ben Liq jo Ligj.
    Me Liqin te vjedh se bashku me Kastratin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*