Hysaj, Napoli i kthen përgjigje Bayernit

May 9, 2016 19:49

Hysaj, Napoli i kthen përgjigje Bayernit

Elseid Hysaj-Bayern, ka lajme të reja! Gazeta e Napolit “Il Mattino” zbulon detajet e fundit për merkaton e klubit italian. Sipas saj, hyrjet dhe daljet e Napolit do të përcaktohen bazuar te dy faktorë: kualifikimi i drejtpërdrejtë i skuadrës në Champions League (aktualisht gjendet e dyta dhe në fundjavë pret Frosinonen, praktikisht gjithçka “e vulosur”) dhe shitja apo qëndrimi i sulmuesit Gonzalo Higuain.

Argjentinasi deri tani ka shënuar plot 33 gola në Itali, duke justifikuar klauzolën e tij të largimit, e cila shkon pothuajse në 100 mln euro. Ka disa klube të interesuara për të, madje – sipas spekulimeve – edhe Bayerni.

Nëse Napoli shet Higuainin, do të ketë të ardhura të mjaftueshme për të blerë disa lojtarë, si Maksimovic, De Roon, Sportiello, Kalinic, Vecino dhe Tonelli dhe mbrojtësin e djathtë të Torinos, Bruno Peres. Sipas gazetës, drejtuesit e Napolit po planifikojnë një takim me klubin torinez. E lexuat mirë? Peres! Pra, një mbrojtës i djathtë. Kjo do të thotë se Napoli po mendon për pasuesin e shkodranit Hysaj.

Lajmi më i fortë ende nuk ka ardhur. “Il Mattino” zbulon se Napoli e ka refuzuar ofertën e parë të Bayernit prej 18 mln eurosh për 22-vjeçarin. Me një fjalë, klubi italian po bën qëndresë.

May 9, 2016 19:49
Komento

1 Koment

  1. Samiu May 9, 21:47

    Hajde tregu i gjese se gjalle…. !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*