Hysaj: Ta mundim Italinë

March 20, 2017 21:10

Hysaj: Ta mundim Italinë

Elseid Hysaj ka mbërritur në Tiranë duke përcjellë euforinë e fitores së fundit 3-2 ndaj Empolit të Frederik Veselit mesditën e së dielës.

Në prag të grumbullimit me kuqezinjtë, një nga lojtarët më në formë të kombëtares sonë shprehet për Top Channel me optimizëm në lidhje me ndeshjen kundër Italisë, pavarësisht problemeve me dëmtimet e mungesat.

“Duhen pikë sepse po nuk morëm as këtu pikë do bëhet shumë e vështirë. Shpresoj që të vijnë të gjithë shqiptarët, siç bëjnë gjithmonë të na mbështesin. Besoj se do të futemi në fushë me një mendim që mund ta mundim edhe ne Italinë. Kështu që duhet të futemi në fushë të qetë, të luajmë lojën tonë dhe të shohim në fund çfarë do të ndodh”, thotë Hysaj.

Në këtë ndeshje atij do t’i duhet të mbajë një lojtarët më të rrezikshëm të axurrëve, shokun e ti të skuadrës Insigne.

“Me Lorenzo Insigne-n kemi bërë shaka rrugës edhe kur ishim në Napoli. Ne do të luajë kundra sepse atij i takon të luajë në krahun tim. Kur të vijë ndeshja dhe do të shohim nëse do të luajmë. Do të jetë një ndeshje e bukur si për mua ashtu edhe për atë. Pas ndeshjes tani i thash nuk do flasim më bashkë se jemi kundërshtarë. Po janë gjera futbolli të bukura këto”, shprehet mbrojtësi i kombëtares.

Sa i përket synimit të italianëve për të zhvilluar ndeshjen sa më larg, për të patur sa më pak tifozë shqiptar, Hysaj është i bindur se nuk do t’ja dalin.

“Besoj qe Palermo do te jete pak larg, por mund të arrijnë në disa mënyra ata që duan ta shohin ndeshjen. Dhe besoj do të jenë të shumtë ata që do ta bëjnë”, thotë shkodrani./ Top Channel

March 20, 2017 21:10
Komento

1 Koment

  1. goni March 21, 00:13

    Shqiperi mund te fitoje kunder Italise,nuk eshte qudi,ka rrah francen,portgugalin,gjermanin,belgjiken rusin,e Shum ekipe me emer,pra nuk eshte e papritur fitorja kunder italise,edhe duke pas parasyshe se italia e sotme eshte vetem nje hije e italise se kohes se maldinit,gjentiles rosit,kontit,bergamos,xofit,totit,bagjios,e tjer e tjer.pra sot sejcili ekip mund te rrah ekipin tjeter,nuk ka diferenca te shumta ne stil,dhe Taktik.Shqiperia,megjithate,kunder ekipeve te ashtuquajtura te dobeta,humbet kujtoj humbjet e njepasnjeshme kunder bullgarise,rumanise,ne pergjithesi kunder ekipeve sllave,perjashtoj ketu rusine(duke kujtuar se eshte rrahur nga Shqiperia ne Shkoder),si dhe humbja e fundit kunder ekipit te izraelit,ku mori nje leksion dhe u shkund nga euforia,pas pjesmarrjes se pare ne Kampionatin Europian,Sot futbolli,nuk eshte terheqes si dikur,shikoni paradoksin,ne Italine 60 miljoneshe,nuk ka interes nga tifozeria,dhe (eshte fjala per pronotimin e biletave me kohe,duke pas parasyshe se mund te shiten,per arsyje te interesit te tifozeve te skuadrave kundershtare),dhe stadiumi ka me shume tifoze te skuadrave kundershtare (eshte fjala kur ndeshjet luhen ne Itali),se sa tifoze vendas.kjo ndodh edhe ne vende te tjera Europiane,si ne France ,Gjermani,ku ka edhe Emigrant qe mbushin Stadiumin.Pra krenaria e futbollisteve,zbehet dhe shkelqimi eshte artificial,sepse edhe interesi per futboll nuk eshte i natyrshem si dikur,por eshte thjesht artificia!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*