Hysamedin Feraj: Enver Hoxha nuk ishte Faraon a Hitler, por as Washington e Ataturk

May 12, 2014 15:10

Hysamedin Feraj: Enver Hoxha nuk ishte Faraon a Hitler, por as Washington e Ataturk

Intervistoi: Isuf Kurtaj

Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës, Hysamedin Feraj, gjatë bisedës, na thotë se është i pakënaqur me intelektualët shqiptarë. Pa u sforcuar, ai tregon se shteti shqiptar ka nevojë për konsolidim të institucioneve. Feraj analizon këndvështrimin që kanë dy kolosët e letrave shqipe për ‘identitetin’, Kadare dhe Qosja. Përmes një interviste për gazetën “Dita”, ai rrëfen se shqiptarët, Zogun, Enverin, Berishën… gjithmonë duhet t’i shohin dhe lexojnë në bazë të konteksteve, pasi, sipas tij, asnjëri prej tyre nuk është ‘Hitler’ dhe as ‘Ataturk’. Feraj tregon po ashtu se ku kanë shkëlqyer Thaçi dhe Rugova, por nga ana tjetër, shpjegon dhe momentet kur janë ‘djegur’.

Profesor Feraj, në Shqipëri edhe pas 24 vitesh tranzicion jemi të dyzuar për sa i përket  historisë tonë, kush ishin Rilindasit, apo të themi më mirë ata që drejtuan politikisht vendin gjatë ditëve të vështira të viteve 1910 -1924 ?

Dyzimi për historinë do ta shoqërojë përherë historinë. Përshkrimet, shpjegimet dhe vlerësimet i janë nënshtruar dhe do t’i nënshtrohen interpretimit, këto interpretime interpretimeve të tjera, e kështu me radhë. Njëlloj ka ndodhur me Rilindasit. Merita e tyre e madhe është vënia në zë e çka ishte heshtur, interpretimi origjinal në situatën siç perceptohej prej tyre dhe arritja e sukseseve të rëndësishme. Edhe këto na janë lënë trashëgimi për t’u zhvilluar, por që ne i kemi përdorur kryesisht si traditë, si mall për t’u konsumuar për llogaritë tona shpesh të vogla dhe private.

Mbreti Zog sipas jush çfarë vendi duhet të zërë në historinë shqiptare, para dy vitesh Berisha i ngriti shtatore në Tiranë ?

Mbreti Zog ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë shqiptare. Si i tillë nuk mund të fshihet prej saj, me ose pa shtatore. Derisa është kështu, shtatorja e tij është e legjitimuar, sepse është vetëm një prej formave, krahas atyre në tekstet e historisë, në të cilat na bëhet e pranishme për t’u gjykuar. Roli i tij në histori është kontradiktor dhe shtatorja e tij na rikujton çka do duhej e çka nuk do duhej bërë nga ne sot në rrethana të ngjashme. Madje secilit sipas leximit të tij, por gjithsesi, shtatorja është një objekt publik tjetër për t’u lexuar.

Po figurën e Enver Hoxhës si duhet lexuar?

Nëse historia e ardhme do të ketë ndonjë ngjashmëri me të shkuarën dhe të sotmen mund të parashikohet se Enver Hoxha po ashtu do të ketë një objekt publik në të cilin do të paraqitet për t’u lexuar. Me të njëjtat argumente: se ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë shqiptare, se roli i tij është kontradiktor, dhe se secilit mund t’i kujtojë, tek ecën rrugës, se çka do duhej e çka nuk do duhej bërë. Dallimi i distancës kohore do të pakësohet ndërsa ngjashmëria e gjykimit për ‘ta do të përafrohet. Gjithsesi dy analogji nuk mund t’i shkojnë asnjërit: analogjia me faraonë apo hitlerë, dhe as analogjia me uashingtonë, apo ataturkë, etj. Ndër shqiptarët të dy këto role janë të rezervuara për të tjerë edhe sikur të mos kenë kurrë shtatore dhe vlerësim të tillë.

Zogu me shtatore në Tiranë ndërsa Enveri jo?

Ndryshe nga personazhet konkretë të historisë shqiptare që nuk mund të shmangen nga gjykimi, përdorimi i simboleve të komunizmit sot nuk ka kuptim. Simbolet nuk janë kontradiktorë si personazhet, përndryshe nuk janë fare simbole. Simbolet tregojnë më qartë, ndonëse përmbledhtas, një përcaktim për llojin e shoqërisë së synuar, të dëshiruar dhe për të cilën shumica shqiptare sot bëjnë përpjekjet praktike. Simbolet komuniste nuk do të kishin më këtë funksion të paraqitjes së shkurtuar të synimit shoqëror përgjithësisht dhe si të tillë mbeten të pakuptimtë. Prandaj përdorimi i tyre mbetet më shumë një mënyrë e shprehjes së identitetit politik të bartësve të tyre sot, por nuk mund të thuhet se ka kuptim të simbolizojnë shoqërinë dhe të përdoren prej saj, domethënë në manifestimet përfaqësuese të saj.

Mendoni se simbolet e komunizmit si duhet ti kujtojmë, ti vlerësojmë ti ndajmë, a mund të konsiderohen si trashëgimi apo duhen dënuar ?

Për historinë, Lufta e Dytë Botërore nuk është e largët, prandaj përvijimet politike gjatë saj do të vazhdojnë të jenë përvijime ndarëse edhe sot. Këto konflikte nuk lidhen aq me të kaluarën sa me të sotmen dhe përpjekjen për t’u lënë për të ardhmen. Debati për këto data është mënyra tjetër e komunikimit simbolik të prirjeve të sotme politike dhe prandaj debati është i ashpër. Megjithatë, mesazhet që duan t’i japin tjetrit nuk janë homogjene mes kampeve, dhe as marrësi nuk i ndruhet aq të sotmes sa mundësisë të ripërtërihen në një të nesërme të ngjashme me konstelacionin që u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

A është koha qe tekstet shkollore të historisë të rishikohen, ka një debat të përhershëm për këtë temë por ende nuk ka asnjë vendim ?

Tekstet shkollore duhen rishikuar vazhdimisht, duhen saktësuar dhe duhen “objektivizuar”. E vë në thonjëza “objektivizim” sepse nuk duhet të përjashtojnë vlerësimet subjektive, por përkundrazi duhen paraqitur të gjitha, ato që janë realizuar por madje edhe teorikisht të mundshme. Megjithatë kësaj duhet t’i paraprijnë rregullime të tjera në programet mësimore të shkollave që janë më të rëndësishme, veçanërisht pasurimi me njohuri nga filozofia, etika dhe qytetaria. Këto të fundit janë më të rëndësishme se rishikimi i teksteve të historisë, sepse janë kushti i përvetësimit të një historiografie siç kërkohet. Siç konstatohet nga pyetjet e mëparshme ndarjet nuk kanë të bëjnë aq shumë me përshkrimin e ngjarjeve sa me vlerësimin e tyre. E vlerësimi nuk është specialiteti i historianëve por i filozofisë dhe fushave të saj si filozofi e moralit, e së drejtës, e njeriut, e shoqërisë etj.

 

Keni nxjerrë disa libra, si lindi pasioni juaj për filozofinë dhe kur vendoset ta ndiqni intensivisht atë?

Filozofia është arsimimi dhe profesioni im, por i gëzohem faktit se është edhe pasioni im, domethënë nuk ka tension ndërmjet profesionit e pasionit, dhe ky është një rast fatlum.

 

24 vite në krye të PD dhe rreth 15 vite në krye të shtetit, ku ka gabuar sipas jush Berisha?

Çështje të tilla si PD, PS, Berisha, Rama, Basha, etj., dhe as kush drejton një parti a një tjetër si këto nuk janë objekt i vëmendjes time, janë krejt të shpërfillur, si pa rëndësi tjetër veç të qenët e tyre simptomë e gjendjes së një popullate.

Ku përputheni dhe ku ndaheni me Rexhep Qosen rreth këndvështrimit për identitetin kombëtar ?

Lidhur me identitetin kombëtar shqiptar Qosja dallohet nga Kadare sepse i pari merr një qasje më shkencore, më akademike, rrjedhimisht më objektive, ndërsa i dyti merr një qëndrim taktik-politik që e mendon të dobishëm për momentin, por që shfaq vetëm se një parim të përdorur shumë nga shqiptarët, parimin e dinakërisë, i cili nuk ka mashtruar askënd tjetër, aq më pak Europën, por na ka mashtruar ne. Përndryshe asnjëri nuk ka ndonjë kuptim të thellë për identitetin përgjithësisht, dhe as atë shqiptar më specifikisht.

Rugova udhëhoqi Kosovën për gati 10 vjet në Lëvizjen paqësore, si e gjykoni ju qëndrimin e tij politik për të rezistuar ndaj regjimit të Millosheviçit pa luftë?

Qëndrimin e Rugovës për rezistencën paqësore ndaj pushtueseve serbë, e jo thjesht regjimit të Millosheviçit, e shoh siç e kam parë gjithnjë: një politikë që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për fitoren e çështjes shqiptare. Është mangësi e tij që nuk kuptoj momentin e shndërrimit të kësaj rezistence paqësore në luftarake. Por nuk është një sjellje që e bën rëndësishëm kontradiktor për t’u vlerësuar. Qartas ai është një ndër personazhet me kontribut të veçantë pozitiv në historinë shqiptare.

 

Lideri i UÇK Thaçi, pas luftës krijoi formacionin e tij PDK, gjatë mandatit të tij në qeverisje ai u përball me vendime të rëndësishme  për Kosovën, shpallja e Pavarësisë… ç’përfaqëson për ju ai ?

Rasti Thaçi është më kontradiktor. Është rast që ndodh shpesh në periudhën e paqes me fituesit e një lufte. Nuk ka dyshim se marrja përsipër e rolit të udhëheqësit të luftës çlirimtare të Kosovës kundër pushtuesve serbë i jep një meritë të veçantë dhe pozitive. Madje nuk është e rëndësishme sa ishte efektivisht i tillë, sa është e rëndësishme se i tha “po” asaj që në atë kohë. Edhe kaq mjafton që të ketë një vend të rëndësishëm në historinë shqiptare. Ndërsa për qeverisjen e tij mund të thuhet vetëm një gjë: mozomakeq (“mos o Zot ma keq”!). Prandaj është e trishtueshme që Thaçi tashmë e ka dëmtuar rëndë një prej figurave të historisë shqiptare: veten e vet.

Sa jeni dakord me argumentin që ndeshim shpesh se në shtetin shqiptar mungon morali i mirëfilltë politik?

Në të vërtetë politikës shqiptare, udhëheqësve dhe popullatës përgjithësisht, i mungon vetëm morali politik. Asgjë tjetër.

May 12, 2014 15:10
Komento

14 Komente

  1. Ai May 12, 15:44

    Ehuuu ketu askund nuk thot qe “Enverit duhet t’i ndertohet shatore” .. piii si e nxirrni nga kontekstii euu

    Reply to this comment
  2. feniks May 12, 16:13

    Hysamedin Feraj:Pergjegjes i Departamentit te Shkencave Politike!
    Kur lexoj pergjigjet e ketij “filozofi”,me vjen per te vjelle!
    Ashtu sic thote per Kadarene se jep pergjigje dinake,edhe ky vete pergjigjet si SHARLATAN,kur pyetet per Sali Berishen ,kete BANDIT KRIMINEL,qe i ka sjelle aq shume MJERIM popullit tone!!!
    Nga frika e prononcimit per kriminelin Berisha,u shmanget pergjigjeve edhe per te tjeret!!!
    Eshte TURP i madh,qe nje njeri i tille vihet drejtues i ketij fakulteti te rendesishem!!!

    Reply to this comment
  3. Goni May 12, 20:22

    Hysamedin Feraj mbase i vetmi filozof i mirefillte qe shkruan shqip. Neveria ndaj nje mendimi filozofik shqiptar, sic e misheron z. Feraj ne VEPRAT e tij (meqe tjeter mendim filozofik shqiptar une nuk njoh), deshmon ne fakt neverine e Europes ndaj shqiptareve.

    Sac e kuptova une intervisten, se mbase redaktori e ka kuptuar me mire, Z. Feraj per E.H. thote, se nese dikush e sheh sot figuren e Zogut ne kete menyre per t’i ngritur shtatore, me siguri neser dikush tjeter do kete po keshtu shikimi per E.H. dhe do t’i ngreje shtatore. Ky eshte vecse nje parashikim logjik i historise.

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi May 12, 20:22

    Futja por..s gri sallatë/ sa të shkojë edhe kjo natë!? Kështu e kuptova unë Hysamedinin?

    Reply to this comment
  5. arber gezimi May 12, 21:21

    Ju lutemi mos harxhoni kohe me kesi lloj “filozovesh” qe llapatisin shume dhe nuk thone asgje te sakte per te kaluaren, per te sotmen e per te ardhmen. Nuk mendoj se duhet thene ndodnje shembull vulgar per te krahasuar kete lloj amalgame te qelbet qe servir ky lloj “filozovi”, por me thjeshte duhet kuptuat deviza e tij : i mire por edhe i keq, por nuk ka gje. Zogu pas revolucionit te qershorit erdhi ne Shqiperi me lufte kunder shqiptareve i perkrahur dhe i shoqeruar me ushtri serbe dhe mbeturinat e bjellogardisteve te gjeneralit Vrangel. Pra per te marre pushtetin erdhi jo i kerkuar e i perkrahur nga shumica e popllit shqiptar, por erdhi me ushtri te huaj duke luftuar e vrarae vellezerit shqiptar. Pra erdhi si pushtues. Si shperblim beri ate qe beri me dhurimin e territoreve shqiptare duke ia falur Serbise. Me pas pa ju drejtuar qofte edhe formalisht popullit u vetemrua mbret. Dhe pa permendur ngjarje te tjera madhore, si vrasja e patrioteve te shquar, apo koncensionet per Italine Fashiste, apo “pakujdesine” per t’u perpjekur te hape qofte edhe nje Institut arsimor te larte per djemet e vajzat e vendit te vet; mbylljen e mbreterimit e beri me spektakolare (me te shemtuar se cdo gje tjeter) : ne vend qe te “vishte opingat e te shkonte ne mal”, sic kishte premtuar, mori rezervat e atij pak ari qe kishte banka dhe me nje karvan te shoqeruar nga bashibozuket e tij ia mbathi. Sado te mira te perpiqemi t’i veme ne dukje ketij personi qe na ra per “hise”, keto qe permenda me siper mendoj se ia nxijne personalitetin dhe historine e tij, per rrjedhoje me e pakta qe mund te thuhet per te eshte se ky person nuk perfaqeson e nuk mund te jete nje figure mbarekombetare, apo e shumices kombetare qe t’i ngreme shtatore, pasi ato ngrihen
    ne shenje nderimi e respekti dhe ne raste perkujtimoresh apo festash me rendesi kombetare behen nderime edhe prane shtatoreve te personaliteteve historike te vendit, pavarsisht perkatesive politike. Simpatizantet e tij (qofshin edhe filozofe) le te mbajne fotografi apo buste ne shtepite e tyre per ke te duan, por keta nuk duhet te pretendojne ti inponohen historise dhe ne emer te saj “historianet” me te tilla vleresime t’i inponiohen popullit te vet. Mendoj se historia, duhet bere ashtu sic i ka ajo kriteret, mbeshtetur ne faktet e provat, ne balancimin e vleresimit mbi kete baze dhe nese per kete apo ate figure punet e mira ne dobi te vendit, pa ia kursyer kritiken, t’i jepen merita, por nese e keqja dominon te miren, atehere pa asnje ekujvok te thuhet se nuk meriton te nderohet, pervecse te etiketohet. Se keshtu sic thote ky profesor mund te behet edhe shirup duke perzier mjalte me fekale dhe te reklamohet si nje pije e paster dhe me e shendetshmja. Nejse, jeta do te beje te veten, pa profesorin, pa mua dhe pa te tjere qe lekunden sa ne nje krah ne tjetrin, pasi jeta eshte si lumi qe gjate rrjedhjes mbeturinat dhe llumrat i dekanton derisa ujin t’a kulloje.

    Reply to this comment
  6. albert May 12, 22:08

    Hysamedini eshte ai i cili Heroin tone Kombetar e quajti antishqiptar. Eshte ai i cili Ballaban Pashen e lavderon. E c’te thuhet per kete njeri??? Asgje tjeter vetem se eshte nje IDIOT !

    Reply to this comment
  7. Rik Balsha Sr. May 13, 01:58

    HYSAMEDIN KARABULLAK TARALLAKU

    Kisha kohe pa degjuar nje interviste humoristike te ketij niveli:
    “.. popullates shqiptare i mungon vetem morali politik !”.

    Duhet perjashtuar ai i Elvira Dones, dhene Ilva Tares mbreme, ku theu rekordin e Hysamedinit duke thene: “Radio Televizioni Italian edukoi italianet e pas luftes duke transmetuar leksione te gjuhes shqipe !!!!”
    Edhe kjo eshte rikthyer ne Shqiperi qe te kurorezohet nga Edi Rama Drejtoreshe e RTSH-se, qe te moralizoje shqiptaret me leksione te italishtes, anglishtes dhe spanjishtes.

    Hysamedini, duke qene nga Golaj, nje fshat qe artistikisht vlonjatet e quajne: “grumbullim kotecesh te mbuluara me bajga e alga deti”, perfundoi gabimisht ne Tirane para shume vitesh.

    I fshehur ne nje nga thaset qe goljanet mbushnin me kanabisin fitim prures per ta shitur ne Tirane, arriti te kalonte edhe kontrollin e Laura Vorpsit me pistolete mishi te ndare ne dysh, sepse ishte jabanxhi dereziu.

    Mozomakeqit i duhej vize per te hyre e qendruar ne Tirane, dhe ja arriti fale moralit te tij goljanor.

    Ku ka perfunduar Universiteti i Tiranes, ne duart e ketij tarallaku qe kerkon moral nga shqiptaret, po vete eshte nje ndyresire: ne 11 Nendorin e 2010-tes, ndersa kalonte me semafor te kuq tek Shurrtorja e Tabakeve te Jorides, u ndalua nga, tashme polici rrugor me i famshem i Shqiperise, “i pushuari i pa korruptueshem” i Tahirit, dhe u gjobit per shkelje te rregullave te moralit te qarkullimit rrugor.

    Asgje si sherbeu ndjesa me pretendimin se makina e tij me targa TR 1430 T, ishte nje gerdalle e ndryshkur, moralit te tij filozofiko-tarallakor, polici shembullor ju pergjigj me moralin shqiptar, ate te vertetin: STOP ! Denim me gjobe per shkelje te rregullave minimale te edukates qytetare.

    Do poetizonte Kadareja: ku ti kerkoj rrenjet e tua Universitet i Tiranes, tek Dhori Bytha (Kulja), tek Grida Dumja, tek Laura Vorpsi, tek Mark Marku apo tek ai sharlatani nga Mitrovica qe perdhunon studentet me shpikjen e tij te Shqiperise se krijuar nga fuqite e medha me peshore: 80% musulmane, 10% ortodokse, 8% te krishtere e kusuri….

    Reply to this comment
  8. Vëzhguesi F May 13, 16:56

    Vetme shenja e barazimit midis nje figure historike si Enver Hoxha, i cili udhoqi luften dhe rindertimin e vendit nga shkaterimi i kesaj lufte dhe nga trashgimia feudomjerane duke e çuar drejt zhvillimit modern si shtet dhe shoqeri, me nje bashibuzuk, qe erdhi ne fuqi dhe u kurorezua mbret me ndihmen e bajonetave te serbeve dhe ruseve te bardhe qe e shiti Shqiperine dhe vodhi arin e saj si Ahmet Zogu, vetem kjo vlen qe ti thuash ketij Hysamedin Ferajt, qe eshte nje lloj filozofi i denje per filozofine e sharlataneve politike qe tremben si shejtani nga temjami prej te vertetes.

    Reply to this comment
  9. merobaze May 13, 23:20

    Enver Hoxha ishte nje sadist gjakatar qe e coi Shqypnine nga Evropa ne shkretetirat e Anadollit, ne izolim total nga Bota dhe si i pashkolluar qe ishte falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin kur mbeti vetem pa dashnoret e tij, prandaj vetem injorantet dhe dallkauket, debilet fanatike dhe te pabuket e Sigurimit te Shtetit mund t’i shkoje ne mendje qe krahasojne aventurierin pa shkolle HOMO Enver Hoxha me Ahmet Zogun qe e solli Shqypnine nga Anadolli ne Evrope, krijoi shtetin, themeloi institucionet dhe i beri shqyptaret te ndjehen te barabarte me popujt e tjere te Botes, ndryshe nga Enver Katili qe i transformoi si skllever ne vendin e vet dhe Shqypnine si nje CIFLIK personal te familjes se tij biologjike.

    Reply to this comment
  10. Dik May 15, 20:43

    Shoh keto komente dhe nje thote qe ky e shan Zogun tjetri thote qe ky e lavderon Zogun por shan Enverin!! Do te thote, qe o nuk e keni kuptuar o thjesht prireni te shani e perbaltni cdo gje para se te merrni mundimin ta kuptoni. Turp! E dyta, ju o shqiptarezinj qe vetem te shani dhe ofendoni dini, turp te iu vije…lexoni si ky profi se paku sa nje e dhjeta e tij dhe do te jeni te denje te shkruani apo komentoni ne vend se te shani dhe ofendoni. Ne fund fare, ky ka dale me emer e mbiemer dhe ka thene ate cfare mendon kurse ju fshiheni si skutha mbrapa beneficieve qe ua jep teknologjia e internetit dhe shani e vetem shani. Por nje gje ama nuk beni: te dilni haptas dhe te thoni ate care mendoni. Nuk ju thote kjo gje per karakterin dhe ‘fytyren’ tuaj?!

    Reply to this comment
    • LORA May 15, 21:17

      Ky profi yt ,o Dik-ziu,eshte sikur e ka nxjerre xhafer deva nga hundet.Ngjashmeri me e madhe nuk mund te behet.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim