Hysi: Shkaktarët e problemeve në Shqipëri janë njerëzit jo sistemi zgjedhor
Nga Arkiva
Vasilika Hysi deputetja e PS-së e sheh problemin me zgjedhjet në Shqipëri tek njerëzit dhe jo sistemi.
Duke komentuar nisjen e punës së komisionit të reformës zgjedhore, Hysi tha në News24 se për çfarë është diskutuar dhe dakordësuar.
Sipas saj, nuk ka një rekomandim nga OSBE-ODIHR për të ndryshuar sistemin por se është kërkuar ekspertizë për ndryshimet.
“Një pikë e diskutimit në këtë mbledhje ishin dhe modalitetet si do të punohet për të shkuar në një propozim për ndryshimin e kodit zgjedhor. Ne si forcë politike kemi kërkuar votën e emigrantëve shqiptarë dhe kjo ishte një çështje tjetër e kalendarit.
Opozita ka kërkuar votimin elektronik dhe të gjitha këto çështje ishin në rendin e punës së këtij komisioni.
Ky komision nuk mund të punojë i vetëm. Edhe komisioni i mëparshëm ka ndjekur një procedurë të konsultimit. U miratua dhe grupi i ekspertëve që do asistojë komisionin e reformës zgjedhore. Dy bashkëkryetarët propozuan emrat, ne i miratuam.
Ne sistemin zgjedhor e kemi ndryshuar në 2008. Nuk ka një rekomandim nga OSBE-ODIHR për të ndryshuar sistemin. Në këtë mbledhje të parë ky diskutim u fokusua tek sistemi, u dakordësua të ketë ekspertizë edhe nga OSBE-ODIHR.
Jam zgjedhur deputete me sistemin që është në fuqi, që ka listat e mbyllura.
Mendoj se çdo sistem ka përparësitë dhe të metat e veta. Ndaj mendimin se.zi nuk janë sistemet shkaktaret e problematikave që mund të kenë zgjedhjet në Shqipëri. Jemi ne njerëzit. Doja të sillja në vëmendje zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shumë shpejt u dha dhe rezultati, marrim Greqinë apo vende të tjera, ku palët asnjëherë nuk kanë akuzuar sistemin”, u shpreh Hysi.
l.h/ dita
Çudi çudi,as pare e degjuar,shkaktare te problematikave tek ne,na qenkan njerezit!Kjo do te thote,se Gorilla Edi Rama, e përligj
kafsherine e tij!Prandaj buzeqesh dhe nuk i mbet hatri Rames,kur i thone,o kafshe!
Kesaj i ardhka per mbare sistemi zgjedhor i 2008es. Sa kohe kane si lakenj te pushtetit?
Pse nuk i qerrojme fare keto parti?
Te mos votohet fare. Kjo eshte pergjigja
Oj zonje nuk ka me pd qe te ndani monopolin e ligjut zgjedhor edhe pse gjiknuri nuk pushon duke e perseritur por pd nuk ngjallet me, dhe ju vetem nuk mund justifikoni me kete monopol
Ka nje fjale te urte ne perendim
RASTI BEN NJERIUN HAJDUT
Pra po nuk i le rast per te vjedhur ai nuk vjedh
Qe te vijme te kodi yt zgjedhor po qe nje kod hale ben me ere edhe te ndershmin
Ti e di si qendron e verteta prandaj nuk po zgjatem mjaton me pa si perpilohen listat dhe kush i vendos ato
Lista te tilla ka edhe ne vende te tjera si psh ne Gjermani. Kjo menyre zgjedhje justifikohet me faktin qe parlamenti ka nevoje edhe per specialiste teknike te afte qe jo gjithmon arrijne te zgjidhen me mandate direkte! Sistemi nuk eshte gabim! Gadishmeria e mases se njerzve per t’ja dhene voten atij qe paguan eshte nje problem i madh qe nuk zgjidhet as sot e as neser me ardhjen ne fuqi te opozites! Meritojme ata hajdute qe kemi!!