Hysi: Sot po e marr vesh propozimin e ri të PD

July 6, 2016 15:36

Hysi: Sot po e marr vesh propozimin e ri të PD

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, anëtare e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, tha se nuk kishte dijeni për një propozim të Partisë Demokratike që praktikisht lëviz nga qëndrimi për vendet e rezervuara.

Hysi: Unë tani po e dëgjoj këtë propozim të z. Basha. Lidhur me paragrafin 88, paragrafi jep disa rekomandime se si mund të zgjidhet çështja kur partitë politike nuk kanë arritur atë që quhet votim i cilësuar.

Pra 3/5-t ose 3/2-at. Nuk di ndonjë nismë të Partisë Demokratike, madje do të thosha që ndihem keq që kolegët e opozitës, ndërkohë që ka negociata dalin me paketa që janë jashtë pjesës së negociatave. Unë besoj dhe mendoj që i gjithë procesi i negociatave nuk duhet të jetë negocim jashtë strukturave që duhet negociuar. Në rast se kolegët e opozitës janë tërhequr nga vendet e rezervuara, për këtë më vjen mirë. Ishte një kërkesë absurde që binte ndesh me Komisionin e Venecias, por për variantet e tjera, unë pa i lexuar nuk mund të prononcohem.

July 6, 2016 15:36
Komento

1 Koment

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 7, 02:37

    Z. Vasilika mos e merr mundimin ti lexosh propozimet e Salehit dhe vajzes se tij te biresuar Luluezimes, se neser do te degjosh per nje variant tjeter e keshtu me rradhe deri ne diten e votimit me 21 korrik qe do te votojne me hir apo me pahir Reformen ne Padrejtesi.
    Kujdes duhet patur nga Partia private e Ilir Floririt LSI qe punon ne rrogez per te bere te mundur deshtimin e Reformes me thenien BAJATE, qe votojme vetem me konsensus te plote me Kriminelet Opozitare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*