Hysniu i shpjegon Doktorit punën e re të Kandilit që heton veshin

April 30, 2013 16:47

Hysniu i shpjegon Doktorit punën e re të Kandilit  që heton veshin

-Hysniiii,Ylliiiii!, – dëgjohet ulërima e radhës!

-Ore po hë! Çfarë ke të shkretën se nuk na le një natë të qetë!
-Ky Kandili me këtë komisionin, çfarë të bëjë tani?
-Po atë që i ke thënë ti të bëj ç’të bëj tjetër sytë e tij që ti pëlcasin?!
-Po mirë po sikur mos të kemi fakte që e ka kapur nga veshi, si do bëjmë?
-Po ashtu si kemi bërë gjithmonë. Çfarë kanë bërë deri më tani këto komisionet, vazhdon akoma ai komisioni i pucit?
-Nuk e  di, janë bërë shumë, kujt po i kërcet për puçin tani, si do ja bëj me këtë o Hysni?
-Sa e vret mendjen ti Sali,ti nuk e vret mendjen kur e ndërton edhe e harxhon kohën si do punojë, këtë kemi të mirë ne në demokraci, është pjesë e sistemit, rëndësi ka ti ndërtojmë se si funksionojnë e çfarë rezultati kanë kjo nuk është puna jonë, ky është ndryshimi midis demokracisë sonë dhe diktaturës. Në diktaturë para se ta bëje një gjë, do shpjegoje njëherë si punonte e çfarë rezultati do kishte! Pastaj lëre Kandilin se e zgjidh vetë ai atë punë!
-Ore vet të hanë  m….ata, ato nuk i zgjidhë unë që i krijoj e jo ata që nuk marrin vesh nga lidhet gomari!
-Po është e thjeshtë fare, nëse nuk nxjerrim fakte që e ka kapur prej veshi, atëherë ti kërkohet llogari pse nuk e ka kapur.
-Ou, po kjo nuk ka kuptim!
-Pse nuk paska kuptim? Nëse ai thotë që nuk e kam kapur prej veshi atëherë të hidhemi në sulm e ti themi pse nuk e kape, ne po vrasim njerëzit mu në mes të sheshit e vërtetuar me ekspertizë amerikane, ne mes të ditës, edhe po u themi ju e keni fajin!
-E njëjta gjë edhe në këtë rast, përderisa djali Xha Cekës shkoi atje për ta ofenduar, ai duhet ti kishte shkulur veshin. Është e thjeshtë njësoj si puna e mushkës,i ke dhënë ujë , i kam dhënë, të ngrohtë apo të ftohtë(?), po tha të ngrohtë , na ke ftohur mushkën, po tha të ngrohtë, na ke nxehur mushkën!
-Mushk, mushk, por ka dajë kalin ndaj është sojëlli, megjithatë ideja jote është e shkëlqyer Hysni
-Ka dhe baba gomarin Ceke që është zotëri!
-Me idetë e tua, demokracia nuk vdes kurrë o Hysni
-Me idetë e mija nuk vdiq diktatura, por lulëzoi për 45 vjet rresht pa ndërprerje 24 orë non stop, po fli hë të keqen Hysniu, se u mërzit dhe Ylliu
-U mërzite ti Ylli?, – i drejtohet doktori.
-Ti heq mbërtheckat e anti-plumbit unë, po fli shpejt.
-Hajt natën!

April 30, 2013 16:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*