“Hyundai” përplaset me “Benzin” në Urën Vajgurore, 5 të plagosur, njëri rëndë

September 9, 2018 09:29

“Hyundai” përplaset me “Benzin” në Urën Vajgurore, 5 të plagosur, njëri rëndë

 

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek vendi i quajtur ish-SMT-ja.

Policia lokale thotë se një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç.

Nga përplasja, janë dëmtuar shtetasit J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi i mjetit tip Hyundai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë pasi është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

a.s/dita

September 9, 2018 09:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*