I akuzuar për bashkëpunim në krim, gjendet trupi i pajetë i 34-vjeçarit të zhdukur

July 14, 2018 16:08

I akuzuar për bashkëpunim në krim, gjendet trupi i pajetë i 34-vjeçarit të zhdukur

Sot është gjendur trupi i 34-vjeçarit Elion Hysa, i cili ishte denoncuar për zhdukje nga familjarët e tij.

Trupi i pajetë i Hysës është gjendur i groposur në komunën Nikël.

Policia ka deklaruar se dyshohet për vrasje, ndonëse trupi i gjetur do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

34-vjeçari ka qenë në kërkim nga policia përpara se të zhdukej, pasi ndaj tij gjykata kishte caktuar masën arrest me burg për një vrasje të ndodhur më 10 korrik të vitit 2015.

Ai ka rezultuar si bashkëpunëtor në vrasjen e pronarit të një lavazhi në qytetin e Sarandës, Edmond Theodhorit.

Vrasja e Edmond Theodhorit

Edmond Theodhori dhe 6 persona (midis tyre edhe Hysa) fillimisht janë grindur për shkaqe banale. Një ditë mbrapa, Theodhorit i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejzbolli, si dhe e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë.

Midis këtyre 6 personave, tre janë arrestuar dhe tre të tjerë janë arratisur. Midis këtyre të fundit rezulton të ketë qenë edhe Elion Hysa.

s.a/dita

 

July 14, 2018 16:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*