I akuzuari për vrasjen në Mallakastër, flet e ëma: E kishte si nënë, të vuajë dënimin

January 14, 2020 13:28

I akuzuari për vrasjen në Mallakastër, flet e ëma: E kishte si nënë, të vuajë dënimin

Mimoza Saliaj, nëna e 16-vjeçarit Luis Saliaj i akuzuar për vrasjen e nuses së xhaxhait të tij dhe hedhjen e trupit të saj në rezervuarin e fshatit Gjerbës të Mallakastrës kërkon që i biri të dënohet nëse ka faj.

Duke folur për mediat ditën e sotme ajo ka thënë se Luisi e kishte si nënë Dritën, duke mohuar kategorikisht që ai ta ketë përdhunuar.

“Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimim. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë. Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mirë. Kemi shkuar shumë mirë. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar”, deklaroi gruaja.

Ajo shtoi se drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Si të dyshuar për krimin e 5 janarit u bë arrestimi i nipit të burrit të viktimës, Luis Saliaj, 16 vjeç, banues në Gjerbës dhe e dy shokëve të tij Sindi Shehaj, 16 vjeç, banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

50-vjeçarja Drita Saliaj, u gjet e vdekur gjatë së martës në rezervuarin e fshatit Gjerbës në Mallakastër, ndërsa nga hetimet e kryera u tha se ajo ishte përdhunuar dhe dyshimet ranë mbi Ervis Zotaj.

Viktima u sulmua në banesën e saj mbrëmjen e 5 janarit, nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij, të cilët u tha se kishin shkuar për të grabitur, ndërsa ndodhej vetëm në banesë, pasi burrin e kishte në emigrim.

Ata janë përballur me të zonjën e shtëpisë, të cilën e kanë dhunuar, e kanë lidhur me shall dhe litar si dhe kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

j.l./ dita

January 14, 2020 13:28
Komento

2 Komente

  1. Ademi January 14, 13:48

    Yt bir veproi ashtu si e kishe edukuar ti. Nuk behet kriminel njeriu nga hiçi. Dhe shiko cfare thote,qe nuk e besoj qe djali ta kete perdhunuar, se pjesemarrja ne vrasje i duket pak kesaj.Djali nuk filloi pislliqet me nje dite. I kishte nisur prej kohesh deri sa arriti, ne mes te nates, kur duhej si femije te ishte ne gjume, te bente kete krim makaber. Mbylle gojen dhe mos dil me ne kamera, se na e mbushe mendjen moj e pafytyre. Bukur i paske rregulluar edhe floket. Mire qe te paska dale koha. Po,po,po cfare na shohin syte.

    Reply to this comment
  2. Fadil January 14, 16:32

    Të hidhen po aty, nga litari!
    Turpe dhe krime makabre si ky,
    Nuk guxont as në ëndrra të shihen,
    Pa lereni të veprojë i ziu shqiptari!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*