I alkoolizuari i pret rrugën automjetit, një i vdekur e dy rëndë në spital

December 27, 2015 10:08

I alkoolizuari i pret rrugën automjetit, një i vdekur e dy rëndë në spital

Një shtetas ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti rrugor që ka ndodhur në aksin nacional Tiranë-Durrës.

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit në Shkozet, kur një mjet tip Reno Megane me drejtuesin shtetasin A.Sh, është përplasur me një mjet tip Benz Fuoristradë me drejtues shtetasin Mirand Lala, 42-vjeç.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të parë, 32-vjeçari me iniciale A.Sh, banues në Durrës.

Ndërkohë, ndodhen në gjendje serioze për jetën në Spitalin e Durrësit, shtetasit A.B. 30-vjeçe, banues në Durrës, pasagjere në mjetin tip Reno Megane, si dhe Q.K. 58 vjeç, banues në Maminas, pasagjer në mjetin tip Benz Fuoristradë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Mirand Lala, pasi ka qenë në sens të kundërt dhe kishte konsumuar pije alkoolike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Dita/

 

 

December 27, 2015 10:08
Komento

1 Koment

  1. Doris Fuck December 27, 17:31

    Burg per jete per qelbesiren Mirand!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*