I arrestuari për vrasje porositi atentatin ndaj mjekut. Dyshohet konflikti me të birin

July 31, 2015 08:39

I arrestuari për vrasje porositi atentatin ndaj mjekut. Dyshohet konflikti me të birin

Esmeraldo (Eljon) Hato, nga burgu i Lezhës ku ndodhet i ndaluar për krimin e vrasjes, mendohet të ketë urdhëruar vrasjen e mjekut radiolog në spitalin rajonal të Shkodrës, Agron Terolli.  Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Osman Malja kishte si qëllim vrasjen e mjekut Terolli.

Por, për momentin, dihet vetëm porositësi i saj, që është 25-vjeçari Eljon (Esmeraldo) Hato, por akoma nuk është e qartë se cili ka qenë shkaku për hakmarrjen.

Pas verifikimeve të kryera nuk rezulton që familja e mjekut Terolli të ketë ndonjë lidhje me vetë të burgosurin Hato apo me familjarë të tij.

Po ashtu, nuk ka lidhje as me viktimën e një viti më parë, Indrit Hylli, i cili u qëllua për vdekje nga Eljon Hato dhe i vëllai i tij, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2014.

E vetmja lidhje ku po hetohet është ajo e plagosjes së kryer nga djali i mjekut dy vite më parë. Reinold Terolli, në atë kohë 23 vjeç, plagosi një person në qytetin e Shkodrës.

July 31, 2015 08:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*