I bëri atentat dy të rinjve, kapet pas dy muajsh 15 vjeçari nga Durrësi

December 15, 2017 13:35

I bëri atentat dy të rinjve, kapet pas dy muajsh 15 vjeçari nga Durrësi

Një ngjarje e ndodhur në tetor të këtij viti në qytetin e Durrësit, ku një 15 vjeçar kishte plagosur me armë zjarri një 23 vjeçar, kishte ngelur e pa mbyllur nga policia pasi adoleshenti ishte arratisur.

Sot adoleshenti S.TH i shpallur në kërkim është ndaluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe është arrestuar.

Shtetasi i mësipërm, më datë 04.10.2017, rreth orës 20:50,  në lagjen Nr.18, Durrës në bashkëpunim me shtetasin GJ.SH., 31 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J.B. 29 vjeç, banues në Durrës dhe M.P. 23 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi M.P. bashkëpunëtori i 15-vjeçarit, GJ.SH., 31 vjeç është ende në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja në rrethane të tjera cilësuese” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

December 15, 2017 13:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*