I beson akuzat ndaj Tahirit? Tom Doshi habit me përgjigjen e tij

October 18, 2017 15:55

I beson akuzat ndaj Tahirit? Tom Doshi habit me përgjigjen e tij

 

Akuzat që kanë përfshirë këto ditë ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri kanë shkaktuar furtunë në politikën shqiptare.

Por duket se jo të gjithë kolegët e tij deputetë i besojnë përgjimet e dala nga banda e trafikantëve të arrestuar në Itali.

Madje njëri nga ata që nuk i beson është një ndër armiqët e ish-ministrit të Brendshëm.

I tillë është deputeti Tom Doshi, i cili nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PS-së dhe që ka pasur një konflikt të hershëm me Tahirin, kur ky i fundit drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Megjithatë, i pyetur nga Report TV nëse i beson akuzat ndaj Tahirit, deputeti i Shkodrës habit jo pak me përgjigjen e tij:

Gazetarja: I besoni akuzat ndaj Saimir Tahirit?

Doshi: Pse çfarë ka Saimir Tahiri?

Gazetarja: Akuzat e ngritura pas përgjimeve të dosjes “Habilaj”

Doshi: Akuza kanë të gjithë politikanët, por kur të fillojë procesi do e shohim a është fajtorë apo jo.

Doshi ishte një nga kritikët më të ashpër të Tahirit, gjatë kohës që ishte pjesë e PS-së. Madje jo në pak raste ai ka akuzuar ish-ministrin lidhur me atentatin e pretenduar ndaj tij.

Ndërkohë, edhe kolegët e tjerë deputetë, pavarësisht akuzave të shumta nga opozita, besojnë në pafajësinë e Saimir Tahirit.

“Unë besoj por t’ia lemë drejtësisë”, tha Vasilika Hysi.

“Besoj tek drejtësia, duhet të besoj tek drejtësia, po luftojmë ta bëjmë këtë të mundur”, tha Mimi Kodheli

Ndërkohë, Saimir Tahiri nuk është shfaqur sot në ambientet e Kuvendit, edhe pse është anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe ky komision kishte mbledhje.

October 18, 2017 15:55
Komento

8 Komente

  1. Hajro Limaj October 18, 18:29

    Z.Doshi si gjithmone tregon karaketer dhe burreri.Fisnik qe nuk i heth kurre poshte shoket,kur ndaj tij disa ish shoke nuk kane treguar kete burreri.
    Hajro

    Reply to this comment
  2. Arben October 18, 18:44

    TOMA ESHTE TRAFIKANT PER VETE,

    GJETET KE TE PYESNI.

    PA U FUTUR KETA NE BURG, NUK KA VEND

    SHQIPERIA PER NJEREZIT E NDERSHEM

    DHE PUNETORE.

    Reply to this comment
  3. MH October 18, 19:28

    Sot kemi opozite tifozlleku.Aspak parimore!

    Mesa po duken punet.Opozita te krijoje nji variant tjeter.Keti varianti po i del kallaji.Opozitaret te shterngojne bithen se u plasi pordha nga goja me cfare shifet.

    Reply to this comment
  4. intelektuali October 18, 21:11

    SHIKONI CFARE CIRKU ALBANEZ:

    Krimineli i del ne mbrojtje Mafiozit.

    Mjere Shoqeria Civile!

    Reply to this comment
  5. demo October 18, 23:54

    Qe e besoj,e besoj,se fundja mbolli,korri,dhe mori leket e Mallit.Po car ti them atij Concessionit 140 milion euro te Chek-Upit te Vilma Nushit,qe mori jo 30 mije euro,po 140 miljon euro nga taxat tona.Medemek do vete une ne spital te bej analizat.Une s`kam shku akoma,ajo i mori paret paradhenie.

    Reply to this comment
  6. Arber October 19, 00:12

    Nuk i beson sepse i ka vuajtur ne kurriz. E gjithe furtuna kunder Tahirit eshte ngritur nga oerbindeshi i Vicidolit sali Ramovic Berishovici. Po mire t’i behet, kur e kishte ne dore nuk e hodhi ne ere. Ne cdo sistem shoqeror qe ka kaluar njerezimi dhe do te keloje, shteti eshte dhune e domosdoshme; po nuk e ushtrove ti, do ta ushtrone kundershtari yt. Ne koto 100 vjet shtet , Shqiperia ka pasur tre burra shteti: Ahmet Zogun, Enver Hoxhen dhe Sali Berishen.

    Reply to this comment
  7. delja October 19, 10:15

    o popull bole shqiptar ! beeeeee !!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim