Mediat e Durrësit: I besuari i Dakos merr postin në vend të Sakos

December 1, 2019 13:45

Mediat e Durrësit: I besuari i Dakos merr postin në vend të Sakos

Disa orë pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sakos, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit është vendosur që në postin e kryebashkiakut të vendoset Zhulien Varkaj.

Sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, pika 5 e nenit 61, thotë se: Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Durrësi aktualisht ka 4 nënkryetarë bashkie, por përmes votimit në Këshillit Bashkiak, roli i kryetarit të Bashkisë në Detyrë i kaloi Zhulien Varkajt, i cili do ta mbajë këtë post deri në organizimine zgjedhjeve të parakohshme lokale për zonën.

Po kush është Zhulien Varfaj, i cili zgjidhet në një moment krize për Durrësin?

Portali lokal i lajmeve Durrës Lajm ka bërë një profil të tij.

Sipas tij:

“Zhulien Varfaj është një nga personat më të besuar të Vangjush Dakos dhe për 12 vite ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë.
Varfaj nuk është një emër i panjohur për durrsakët dhe për mediat gjithashtu.

Ndër vite ai ka mbajtur një profil të ulët publik, ndërsa më i angazhuar dhe më mediatik Varfaj shfaqej vetëm në vitet kur bashkëshortja e tij organizoi në Durrës “Festivalin Ndërkombëtar të Filmit”.

Deri më tani, Zhulien Varfaj ka disa akuza që i rëndojnë mbi supe, të cilat janë bërë publike në media.

Në janar të këtij viti, emisioni “Stop” trajtoi rastin e tenderit të autobusëve në bashkinë e Durrësit, ku pretendohej se Bashkia kishte skualifikuar pa të drejtë kompaninë “Vata trans”. Nënkryetar i Komisionit Vlerësues ishte nënkryetari i Bashkisë, Zhulien Varfaj.

Ndërkohë, në vitin 2013, Kontrolli i Lartë i Shtetit çoi për ndjekje penale dy zëvendësit e kryebashkiakut Vangjush Dako në atë kohë Adrian Çela (aktualisht drejtor i përgjithshëm i OSHEE) dhe Zhulien Varfaj që akuzoheshin se kishin favorizuar, të dy në dy tendera të ndryshëm, fituesit e punëve publike për rikonstruksionin e bulevardit dhe gjelbërimin e qytetit.

Në listën e të akuzuarve nga institucioni i Leskajt janë edhe anëtarët respektivë të komisionit të tenderave.

Sipas KLSH-së, në të dy tenderat është ndjekur pothuajse e njëjta mënyrë, të cilën raporti e quan abuzive.

Njëkohësisht, raporti i KLSH-së në atë kohë fliste edhe për një tjetër dëm, këtë radhe rreth 1.3 milionë USD, por pa të akuzuar, i cili ishte shkaktuar nga mosvjelja e taksave ndaj biznesit dhe ndërtuesve.

Raporti i KLSH për Bashkinë Durrës në vitin 2013:

Të denoncuar
•    Nënkryetari i Bashkisë, Adrian Cela
•    Komisioni i tendrit për Bulevardin kryesor Dyrrah
•    Nënkryetari i Bashkisë, Zhulien Varfaj
•    Komisioni i tenderit për “Gjelbërimin e qytetit”
•    Grupi i kolaudimit për “Gjelbërimin e qytetit”

Dëmi
•    Për tenderin e bulevardit, 19,327,868 lekë
•    Për tenderin e gjelbërimit, 7,084,896 lekë
•    Për kolaudimin 21,960,000 lekë
•    Nga mosvjelja e taksave, 100,938,000 lekë” 

 

d.a. / dita

 

 

December 1, 2019 13:45
Komento

6 Komente

  1. Paul Tedeschini December 1, 16:20

    Rama ruen pozitat e veta.

    Reply to this comment
  2. mirel December 1, 17:27

    I besuar i Ramutit thoni, si i fitoi votat ky menjehere?

    Reply to this comment
  3. Emigrant December 1, 20:00

    Po te kishte dal ish kryebashkiaku i nje shteti tjeter me nje makine te tille dhe ne nje situate te tille , e kishin djeg me gjith makine

    Reply to this comment
  4. Arben December 1, 21:06

    Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

    Reply to this comment
  5. Adih December 2, 00:25

    Dy arsye dihen, qe veme kete bandill neve si kryetar Bashkie te Durrsit ,cirakut te DAKOS .

    1 .Mbulojme , zhdukim provat , abuzimet tona ,pra te Dakos ,

    2 . Vazhdon vjedhja se na duhen para .dhe vari teneqene kokpalareve popull ..

    Reply to this comment
  6. Mala December 3, 12:03

    Ec e bjeri n’fije! Doli Dako, erdhi Sako,Shkoi Sako, erdhi Dako

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*