I braktisur!

Arben Duka April 24, 2016 11:54

I braktisur!

Dhe pse për Zotin-Jezu Krishti,
ishte i mbushur plot besim,
i tha në kulm të dëshpërimit:
“Pse më braktise-Ati im?!”

Në infinit të dëshpërimit,
Krishti dyshoi me të vërtetë,
iu zbeh fuqia e besimit,
që e kish mbajtur gjallë në jetë!

Me më Viganin tek kjo Botë,
rrëfimin tonë e kemi nisur,
për të kuptuar: “Ç’do të thotë,
të jesh i vetëm-i braktisur!”

Në këtë çast mizor-të lik,
njeriu e ndalon përpjekjen,
se për këdo në Botë-o mik,
braktisja është njëlloj me vdekjen!

Kur je i vetëm-i braktisur,
të humbet shpresa dhe besimi,
mbi këto shtylla e ka nisur,
të gjithë rrugën Krishtërimi!

Në fakt Jezusi s’u braktis,
Ati pranë tij gjithë kohën ishte,
e la të sosej çfarë u nis,
se planin e Ringjalljes kishte!

Kur ne braktisim keq të tjerët,
jemi ca qenie kot së koti,
i lëmë në shpatin më të errët,
dhe asnjë plan s’kemi si Zoti!

Nuk kemi plane si ç’kish Zoti,
se s’kemi Fron e as Brerore,
ndaj dhe unë s’shkruaj kot së koti,
s’ka nga braktisja më mizore!

Sa egoist je-o Njeri,
e s’e çan kokën për të tjerët,
s’u çon makar as një qiri,
në errësirën më të errët!

As kjo e keqe nuk ka bisht,
dhe ndodh gjithkund edhe gjithkund,
një i braktisur-natyrisht,
është një njeri i marrun fund!

Është një njeri pa dritë në sy,
për të armik është njerëzimi,
ndaj mund të kryej kundër tij,
vepra të egra dëshpërimi!

Dhe në ka qenë para braktisjes,
njeri i mirë e i ndershëm,
nëse një ditë i jepet rasti,
bëhet i lig e i tmerrshëm!

Pa lustër fare dhe makijazh,
kjo është në fakt Bota jonë,
kanë rënë me kohë këto kambana,
dhe do të bien përgjithmonë!

Arben Duka April 24, 2016 11:54
Komento

4 Komente

  1. corape kuqi April 24, 19:39

    Bote e padrejt.
    Ste ve dot para naimit e cajupit
    Po pas tyre e meriton te jesh
    Agron duka.
    Bravo

    Reply to this comment
  2. Mark uk April 24, 19:53

    Pse Duka nuk ju shperblejn sic ju paguenin dikur qe populli ju thoshte fuksa.

    Reply to this comment
  3. ilirjan April 24, 20:45

    Arben, braktisja eshte mbrujtur shpejt, me indicie gen-formimin e personit. Por zhgenjimi nuk lind nga braktisja, ay lind prej mashtrimit. Pra personat q ‘mendon se te kane braktisur jane mashtrues me perqindje te larte kameleoni: – kur ta kane nevojen bojatisen me ngjyren e turmes, kur ia arrijne qellimit vishen ne ngjyre mavi – ngjyra e djallit.
    Shpreh bindjen se do te dish tu pergjigjesh, sic e di dhe sic do e meritojne braktisesit.
    Pena top!

    Reply to this comment
  4. shqipe April 25, 01:58

    Fol o Mark o, Uk berlloqesh…
    Fol or taj,se t’a heq soja!
    Fol bre bagel e Salehit
    Se vec halen ke te gjoja…

    Prej ka ije allaile
    prej “Caje” a prej “Buzmadhje?!”
    per njat zot t’a kam pa hile
    Foli bre asaj rradakje!…

    Salehi ka mbet kercu
    En kercuni s’cel ma syth.
    Sa ka koka juaj tru…
    Aq ka Duka, vec ne bythe!…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*