I braktisur!

September 16, 2016 17:47

I braktisur!

(Baladë e trishtuar)

Dhe pse për Zotin-Jezu Krishti,
ishte i mbushur plot besim,
i tha në kulm të dëshpërimit:
“Pse më braktise-Ati im?!”

Në infinit të dëshpërimit,
Krishti dyshoi me të vërtetë,
iu zbeh fuqia e besimit,
që e kish mbajtur gjallë në jetë!

Me më Viganin tek kjo Botë,
rrëfimin tonë e kemi nisur,
për të kuptuar-ç’do të thotë,
të jesh i vetëm-i braktisur!

Në këtë çast mizor-të lik,
njeriu e ndalon përpjekjen,
se për këdo në Botë-o mik,
braktisja është njëlloj me vdekjen!

Kur je i vetëm-i braktisur,
të humbet shpresa dhe besimi,
mbi këto shtylla e ka nisur,
të gjithë rrugën Krishtërimi!

Në fakt Jezusi s’u braktis,
Ati pranë tij gjithë kohën ishte,
e la të sosej gjithë ç’u nis,
se planin e Ringjalljes kishte!

Kur ne braktisim keq të tjerët,
jemi ca qenie kot së koti,
i lëmë në shpatin më të errët,
dhe asnjë plan s’kemi si Zoti!

Nuk kemi plane si ç’kish Zoti,
se s’kemi Fron e as Brerore,
ndaj unë nuk shkruaj kot së koti,
s’ka nga braktisja më mizore!

Sa egoist je-o Njeri,
e s’e çan kokën për të tjerët,
s’u çon makar as një qiri,
në errësirën më të errët!

Ajo e keqe nuk ka bisht,
dhe ndodh gjithkund edhe gjithkund,
një i braktisur natyrisht,
është një njeri që ka marrë fund!

Është një njeri që ka marrë fund,
për të armik është njerëzimi,
ndaj mund të kryej kundër tij,
vepra të egra dëshpërimi!

Dhe në ka qenë para braktisjes,
njeri i mirë dhe i ndershëm,
nëse një ditë i jepet rasti,
bëhet i lig dhe i tmerrshëm!

Pa lustër fare dhe makijazh,
kjo është në fakt Bota jonë,
kanë rënë me kohë këto kambana,
dhe do të bien përgjithmonë!

Shtator 2013-Shtator 2016

September 16, 2016 17:47
Komento

6 Komente

  1. BLACK SWAN September 16, 22:27

    1 her ne 2 dite ngeli duke u qyrravitur
    po çfare ka mor aman ?
    Nexhmijen e ka gjalle , Netin te bunkeri Austrise po ashtu
    Pelua ishte ca keq po tani na çan kaptinen perdite
    As poet As analist ,ate asgjene qe nxin gjysmen e gazetes mire e ka ,
    çfare ka ???
    po adoptojeni te gjorin , nxirrni nje nisme
    Kerkojme familje adoptuse per koleren e kuqe qe kane ngelur ne toke ku si do me asnje , se ne ferr do mblidhen bashke
    Karakteristikat
    tip qyrraveci , i mbuluar me lesh ,saqe do ju duket sikur keni nje orangotang ne divan , gjithe squarsia rrotullohet te enferri dhe bunkeri ,
    shan saliun sepse mbron shukriun
    oficer ka qene po tani ngjason me nje kobure te shkrehur
    e ka zene fiksimi me zotin , mah , keta vetem parti kane pasur , po si thoshte T.Edison ” religjoz pa mundesi sherimi ,kjo eshte menyra per te shprehur gjendjen mendore te disa njerzve ”
    ne fakt keta ish kolerat e kuqe , jane si ata qe pershkruante Plechanov “” kerkojne nje rruge ne qiell sepse e kane humbur ate ne toke ”
    nejse , kaq shume nuk dine orangotanget ,po mjafton ti thoni qe feja eshte opium , dhe do vije ne vete ,biles do nderoj dhe me grusht

    jam shume optimiste qe organizata baze do gjej nje zgjidhje per ushtarin e saj besnik ,
    gazeta te marri masa urgjente qe lajmi te shperndahet sa me shpejt ,
    jo se tani vendin e ketij po e ze dhe Muharrami
    ky eshte trap nuk diskutohet ,po ai eshte trap me zile
    uroj qe ju te paguheni nga keta debile …..
    sepse me rregullin e treshit , ju si botues çfare i bie te jeni ????

    Reply to this comment
    • N.VJOSA September 17, 02:22

      Lër Bilbilin te kendojë,
      Se te kuq, te ben me bojë…
      Qenke injorante fare,
      Qojështhurur si Zagare!

      Sorre moj Sorre që s’vlen nje pare,
      Moj e ftohur ne Tajare,
      Ti se kupton Autorin,
      Arben Duken, M a d h ë s h t o r i n !….

      Jeta ka perhere gezimin,
      E ka pjese dhe hidherimin,
      Poeti flet me figurë
      Por ti nuk e kupton kurre!…

      Por ti nuk e kupton kurrë
      Se je psiqike sëmurë…
      Ai eshte Arben Floriri,
      Nder Poetët, me i miri!…

      Nder Poetet më i miri,
      Digjet si Naim Qiriri,
      Moj Laraskë laramane,
      Moj Katrane, moj mjerane!…

      Reply to this comment
  2. gjermani i fundit September 16, 22:39

    Braktisja – Boris Pasternak

    Veshtron perreth i mjeri burre
    C’i shohin ata sy?!
    Ajo qe me s’i kthehet kurre
    Rremuje ka lene aty.

    Dhe nje gjilpere e lene menjane
    C’è shpon ne gisht per dreq …
    E sheh ai si ta kish prane
    Dhe shkreh ne lot me keq.

    Te lutem braktis Duken
    Nga gjermani pa helmete

    O sorre e zeze e trotuarit
    Nje lutje po te nis.
    Me blozen tende dhe krrokamen
    Poetin ma ben pis.

    Lere te qete poet te shkretin
    Te bluaje me mundim,
    Se dhe pa ty, te madh sikletin
    I dha Zoti shperblim.

    Ti lutjen time do degjosh
    Se je dhe simpatike.
    E s’mund te kesh nje shpirt mizor
    Moj sorrezeze nevrike.

    Reply to this comment
    • sallakja September 17, 03:45

      Jo. Jo gjermon i fundit nuk eshte e zeze dhe aspak nevrike. Eshte bella dhe pafundesishte inteligjente nuk ka gjithmone te drejte por nuk gabon kurre. Eshte gjithmon kundra, karakteristike kjo e opinionisteve te medhenj. Antikomunistja me e madhe qe une kam njohur (here pas here ma kalon edhe mua) argumenton bindshem fale kultures se madhe qe zoteron (natyrishte jo sa une) E ka me komunistet, dhe ben mire. Eshte aty zanafilla e te gjithe te keqijave qe ka kaluar e po kalon vendi yne.
      Shpesh nuk jame dakorte me shkrimet e tua, gjermon i fundit, por te lexoje me kenaqesi, u desh kjo sorra e zeze qe te leviste ujrat

      Reply to this comment
    • N.VJOSA September 17, 08:54

      I nderuar Miku im virtual “gjermani fundit”,
      Ke shkruar bukur, por ke shkruar shume butë…
      Po lexoja dje nje poezi te njerit prej Poetve tane me te degjuar dhe instiktivisht e krahasova me Duken.
      DUKA ESHTË NJE URAGAN I VERTETË!
      Ai nuk eshte vetem nje Talent, por ai e vitet e fundit, ka nje prodhimtari teper mbreselense dhe shume prej poezive te tij, jane Perla te Verteta…
      Ndersa per kete Sorren e Zeze, qe kerkon te na beje pis Poetin qe shpreh aktualisht artistikisht me mire shpirtin e Vertete te shqiptareve ne keto kohe te veshtira te kurverimit politik, une u perpoqa ti adresoj kete pergjigje ne vargje:

      Duka eshte Njeri,
      Dhe si çdo njeri ka momente gezimi,
      Ashtu siç mund ta zerë dhe trishtimi,
      Të dyja jane ndjenja Njerzore,
      Por nuk e kupton dot kjo zemëtharë…
      Kjo Qorre…

      Duka është Sua Floriri,
      Nder Poetet eshte me i Miri!…
      Dhe Fjal’ e Poetit
      Si Gurrë i gurgullon
      Por Sorra qelb Urrejtje
      Dhe vajton!…

      Sorra eshte nje M…
      Duka eshtë Ar,
      Sorra,Shkërdhë…
      E klasit nderkombetar…!

      Poeti me Simbole flet
      E personifikon,
      S’ka faj Duka,
      Se Sorra s’kupton…

      Ndaj une i them Sorrës
      Me gjithë mënd:
      Duka e urren
      Sharlatanizmin tend,
      Duka – Uragan,
      Dhe ti Sorrë …një Fëndë…!

      Duka eshtë Poet,
      Nga më të mirët Lirikë,
      Sorra eshte e sëmurë psiqik
      Dhe ne shpirt,njeri i lig…!

      Duka eshte Det e Oqean
      Me Duken, Sorrën
      Nje Det i madh e ndan
      Keshtu or BLEK, or Krimb, or Sharlatan!…

      Të duash Duken,
      Èshtë per çdo Njeri nje Nder,
      Por jo Sorren e helmuar,
      Që vjell vetem Vrer…!

      Reply to this comment
  3. N.VJOSA September 17, 08:57

    I nderuar Miku im virtual “gjermani fundit”,
    Ke shkruar bukur, por ke shkruar shume butë…
    Po lexoja dje nje poezi te njerit prej Poetve tane me te degjuar dhe instiktivisht e krahasova me Duken.
    DUKA ESHTË NJE URAGAN I VERTETË!
    Ai nuk eshte vetem nje Talent, por ai ne vitet e fundit, ka nje prodhimtari teper mbreselense dhe shume prej poezive te tij, jane Perla te Verteta…
    Ndersa per kete Sorren e Zeze, qe kerkon te na beje pis Poetin (qe shpreh aktualisht artistikisht me mire shpirtin e Vertete te shqiptareve ne keto kohe te veshtira te kurverimit politik,) une u perpoqa ti adresoj kete pergjigje ne vargje:

    Duka eshte Njeri,
    Dhe si çdo njeri ka momente gezimi,
    Ashtu siç mund ta zerë dhe trishtimi,
    Të dyja jane ndjenja Njerzore,
    Por nuk e kupton dot kjo zemëtharë…
    Kjo Qorre…

    Duka është Sua Floriri,
    Nder Poetet eshte me i Miri!…
    Dhe Fjal’ e Poetit
    Si Gurrë i gurgullon
    Por Sorra qelb Urrejtje
    Dhe vajton!…

    Sorra eshte nje M…
    Duka eshtë Ar,
    Sorra,Shkërdhë…
    E klasit nderkombetar…!

    Poeti me Simbole flet
    E personifikon,
    S’ka faj Duka,
    Se Sorra s’kupton…

    Ndaj une i them Sorrës
    Me gjithë mënd:
    Duka e urren
    Sharlatanizmin tend,
    Duka – Uragan,
    Dhe ti Sorrë …një Fëndë…!

    Duka eshtë Poet,
    Nga më të mirët Lirikë,
    Sorra eshte e sëmurë psiqik
    Dhe ne shpirt,njeri i lig…!

    Duka eshte Det e Oqean
    Me Duken, Sorrën
    Nje Det i madh e ndan
    Keshtu or BLEK, or Krimb, or Sharlatan!…

    Të duash Duken,
    Èshtë per çdo Njeri nje Nder,
    Por jo Sorren e helmuar,
    Që vjell vetem Vrer…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*