I braktisur! (Baladë e trishtuar)

August 24, 2018 13:52

I braktisur! (Baladë e trishtuar)

Dhe pse për Zotin-Jezu Krishti,
ishte i mbushur plot besim,
i tha në kulm të dëshpërimit:
“Pse më braktise Ati im?!”

Në infinit të dëshpërimit,
Krishti dyshoi me të vërtetë,
ju zbeh fuqia e besimit,
që e kish mbajtur gjallë në jetë!

Me më Viganin tek kjo Botë,
rrëfimin tonë e kemi nisur,
për të kuptuar-ç’do të thotë,
të jesh i vetëm-i braktisur!

Në këtë çast mizor-të lik,
njeriu e ndalon përpjekjen,
se për këdo në Botë-o mik,
braktisja është njëlloj me vdekjen!.

Kur je i vetëm-i braktisur,
të humbet shpresa dhe besimi,
mbi këto shtylla e ka nisur,
të gjithë rrugën Krishterimi!

Në fakt Jezusi s’u braktis,
Ati pranë tij gjithë kohën ishte,
e la të sosej gjithë ç’u nis,
se planin e Ringjalljes kishte!.

Kur ne braktisim keq të tjerët,
jemi ca qenie kot së koti,
i lëmë në shpatin më të pjerrët,
dhe asnjë plan s’kemi si Zoti!

Nuk kemi plane si ç’kish Zoti,
se s’kemi Fron e as Brerore,
ndaj unë nuk shkruaj kot së koti,
s’ka nga braktisja më mizore!.

Sa egoist je-o Njeri,
e s’e çan kokën për të tjerët,
s’u çon makar as një qiri,
në errësirën më të errët!.

Ajo e keqe nuk ka bisht,
dhe ndodh gjithkund edhe gjithkund,
një i braktisur natyrisht,
është një njeri që ka marrë fund!.

Është një njeri që ka marrë fund,
për të armik është njerëzimi,
ndaj mund të kryej kundër tij,
vepra të egra dëshpërimi!.

Dhe në ka qënë para braktisjes,
njeri i mirë dhe i ndershëm,
nëse një ditë i jepet rasti,
bëhet i lig dhe i tmerrshëm!

Pa lustër fare dhe makiazh,
kjo është në fakt Bota jonë,
kanë rënë me kohë këto kambana,
dhe do të bien përgjithmonë!

A.DUKA

August 24, 2018 13:52
Komento

1 Koment

  1. GRANIT DRENICA August 25, 11:06

    Baladës tënde “TË TRISHTUAR” këtu më lartë, ARBEN, do t’i përgjigjem unë me një “POEZI” të Zeqir DURAKUT këtu më poshtë, si vijon:

    S I Z I F I HEROIKO-TRAGJIK

    . . .Që prej fillimit të atjeshëm dhe deri këtu. . .
    SIZIFI është TRAGJIKU dhe FATKEQI
    më i msdhi i mundshëm. . .

    . . .Apo, është edhe më FATBARDHI, kushedi. . .!?!
    Sepse, mbase të gjithë njerëzit: si idiotë, apo IDIOTË;
    si guhakë, apo GUHAKË; si të marrë, apo, TË MARRË

    . . .Vetëm e bëjnë s e h i r SIZIFIN. . .
    me indiferencë, apo edhe me kënaqësi të sëmurë

    . . .Dhe, nga NJERËZIT, nuk i qaset ATIJ -asnjë për BE
    për t’i ndihmuar, pra, SIZIFIT M A DH Ë SH T O R
    që, . . .edhe deri në MAJË -GURIN ta ngre !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*