I braktisur!…

April 12, 2015 09:59

I braktisur!…

Arben Duka

 

Dhe pse për Zotin-Jezu Krishti,
ishte i mbushur plot besim,
i tha në kulm të dëshpërimit:
“Pse më braktise, Ati im?!”

Në infinit të dëshpërimit,
Krishti dyshoi me të vërtetë,
iu zbeh fuqia e besimit,
që e kish mbajtur gjallë në jetë!

Me më viganin tek kjo Botë,
rrëfimin tonë e kemi nisur,
për të kuptuar: “Ç’do të thotë,
të jesh i vetëm-i braktisur!”

Në këtë çast mizor-të lik,
njeriu e ndalon përpjekjen,
se për këdo në Botë-o mik,
braktisja është njëlloj me vdekjen!

Kur je i vetëm-i braktisur,
të humbet shpresa dhe besimi,
mbi këto shtylla e ka nisur,
të gjithë rrugën Krishterimi.

Në fakt Jezusi s’u braktis,
Ati pranë tij gjithë kohën ishte,
e la të sosej çfarë u nis,
se planin e Ringjalljes kishte!

Kur ne braktisim keq të tjerët,
jemi ca qenie kot së koti,
e lëmë në shpatin më të pjerrët,
dhe asnjë plan s’kemi si Zoti!

Nuk kemi plane si ç’kish Zoti,
se s’kemi fron e as brerore,
ndaj dhe unë s’shkruaj kot së koti,
s’ka nga braktisja më mizore!

Sa egoist je-o njeri,
e s’e çan kokën për të tjerët,
s’u çon makar dhe një qiri,
në errësirën më të errët!

As kjo e keqe nuk ka bisht,
dhe ndodh gjithkund edhe gjithkund,
një i braktisur natyrisht,
është një njeri i marrun fund!

Është një njeri i marrun fund,
për të armik është njerëzimi,
ndaj mund të kryej kundër tij,
vepra të egra dëshpërimi!

Dhe në ka qenë para braktisjes,
njeri i mirë e i ndershëm,
nëse një ditë i jepet rasti,
bëhet i lig e i tmerrshëm!

Pa lustër fare-pa makiazh,
kjo është në fakt Bota jonë,
kanë rënë me kohë këto këmbana,
edhe do bien përgjithmonë!

Kjo është Bota ku braktisen,
njerëzit në fatin më të zi,
ca nuk durojnë dhe gremisen,
ca presin që të vijë Ai!

April 12, 2015 09:59
Komento

12 Komente

  1. ...Une jam rruga, jeta e verteta... April 12, 13:40

    …ZOTI nuk do t’a braktise kurre njeriun, por do te jete me te deri ne fund te kesaj bote..Sa me shume tìi afrohemi Atij, aq me paqte dhe e bukur do te jete jeta jone …

    Reply to this comment
    • shoku koles April 12, 15:21

      Arben Duka mos u ngut
      sod ni bejte po ta qes
      tre gjakdhjere me i pas si ti
      ndy ve kamt e ntjetrin dhjes…

      Reply to this comment
      • GAMORI April 12, 16:27

        HEJ GAMOR , keto fjale thuaja politikaneve dhe asnjehere Poeteve !

        Reply to this comment
        • iliri April 12, 18:19

          Po ky nuk eshte poet eshte vetem nje njeri qe leshon rromuze per te tjeret njelloj si ne dasma te krahines ku ka lindur.
          Ke lexuar ti ” gamori” ndonjehere ne jeten tende ndonje liber me poezi?

          Reply to this comment
  2. j. koreshi April 12, 19:29

    poezia, nje filozofi e perkryer. ne nje faqe, substanca e qindra volumeve qe reken te gjejne balancen midis sistemit social me te mire dhe ndergjegjes mekatare njerezore.

    Reply to this comment
  3. Zani Burimi April 12, 20:11

    Arben djali, keshtu duhet: here pas here ndonje poezi meditative-filozofike per ne qe nuk kemi qiri per te ndriccuar shpresen tek e ardhmja. ndersa per keta me siper dua t-u bej nje rekomandim:
    _ Merrni dhe lexoni poezite e Arben Dukes nder vite qer te ndriccoheni jo me qiri por me driten jetedhenese te Krijuesit.

    Reply to this comment
  4. Shahisti Pichakar Bythamçeftas April 12, 22:39

    Ketij bejtexhiut ka filluar t’i duket vehtja filozof. Oh, moj nene, c’na permori gazit…

    Reply to this comment
  5. "BALASHI" April 13, 00:33

    Si gjithmone. Si cdo dite Arben. Bukur per ata qe kane mend.

    Reply to this comment
  6. Kasandra April 13, 02:39

    Pak dritë!
    Krishtin regjimi e dënoi,
    feja, priftërinjtë dhe Pons Pilati.
    Se çfarë tha kush s’e dëgjoi,
    nëse besim a dëshpërim pati.
    Turma prapa i shkoi me dhembshuri,
    Dishepujt regjimi i persekutoi,
    Bamirësi i braktisur në kryq mbeti
    deri në fundin e tij prej heroi.
    Pas gjysëm shekulli kujtimet u zgjuan,
    për birin e Perëndisë bota mësoi.
    Idenë e ringjalljes me rite përkujtuan,
    dhe Krishtërimi rrugën filloi.
    Dy mijë vjet besim e shpresë,
    çfarë problemi na kanë zgjidhur?!
    Poet i dashur, mendjen kujdes.
    Eshtë sistemi fort i hidhur.
    Arësyeja është shpresë e besim.
    Njerëzimi rrugën e nisur vazhdon,
    këmbana bije pa pushim,
    rrugëtimin s’ka forcë që e ndalon.
    Pak dritë, o poet i popullit shqiponjë,
    për ata që durimin humbasin,
    dhe për ata që nga qielli shikojnë,
    për të gjithë që padrejtësinë të godasin.
    Kasandra.

    Reply to this comment
  7. caku April 13, 03:25

    Kjo eshte e vertetuar ne albanistan,por jo ne boten perendimore,ku njerzit nuk braktisen nga shoqeria por perkrahen e jetojne jeten te qete.
    Me qiri ka dale edhe Diogjeni ne mes te dites e kerkonte njeriun.
    Po ashtu edhe Naimi ka shkruar per ndricimin e njeriut nga qiriri.
    -Poeti Duka,nga njera poezi ne tjetren,po shket ne pesimizem,e nuk jep shenja per rrugedalje,
    pse ??

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit April 13, 09:43

    “…Ju rrefehem;
    Une nuk kam asnje shprese.
    Te verberit flasin per nje rrugedalje,
    Por une shikoj…”. – B.Breht

    Reply to this comment
  9. ....Te lumtur jane ata qe s'me pane por me besojne... April 13, 13:10

    ….ZOTI eshte paqja, dashuria, falja, drejtesia dhe shpresa e njerezimit…Kush i afrohet, merr pjese nga e mira e TIJ…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*