I çmendur jam!

September 17, 2019 14:00

I çmendur jam!

E di nga vij-s’e di ku shkoj,
nga gjumi s’jam përmendur,
një kohë çmendurish jetoj,
ndaj jam komplet i çmëndur!

Në ka serioze gjë kjo Botë,
është çmenduri e saj,
dhe çdo gjë tjetër është e kotë,
ndaj qesh se dot nuk qaj!

I çmendur jam se të vërtetën,
krejt marrëzisht e dua,
ndaj më luftuan gjithë jetën,
po s’kanë ç’më bëjnë mua!

Para nuk bëra shumë në jetë,
jo s’e paratë s’i dua,
po prapë jetova si një mbret,
një jetë enkas për mua!

Kështjellë që e ngrita vetë,
me frymë dhe dritë gdhendur,
kaq i mjafton të rrojë si mbret,
kush është si unë i çmendur!

Asnjë s’ka mbjellë në jetë sa unë,
po s’pashë gjë nga të korrat,
çdo gjë që mbolla në furtunë,
gjithnjë e korrën horrat!

Në tjetër vend të isha gjendur,
miliarder pa cak,
po nuk do isha kaq i çmendur,
dhe as kaq luftarak!

I çmendur jam me të vërtetë,
po punë s’i prish njeriu,
të çmendurin e ndan në jetë,
një fije nga gjeniu!

Mullinjtë e Erës i kam vrarë,
njëlloj si Don Kishoti,
dhe eci rrugës kaq krenar,
me pamje prej idioti!

I çmendur jam-por jo mërzitur,
e kokë nuk çaj aspak,
veç muza-muza më ka ngritur,
një kurth edhe një lak!

I çmendur s’jam nga Perëndia,
desha-u bëra vetë,
gjersa më futi poezia,
në kurth edhe në rrjetë!

I çmendur jam me të vërtetë,
të dytë s’ka në Tokë,
se edhe lulet-dhe rrufetë,
burgosur kam në kokë!

I çmendur jam e kam një nam,
për Zot-e Perëndi,
se jam i vetmi në Ballkan,
që rroj me poezi!

Jetoj në mesin e një prralle,
çdo ditë më ka bindur,
një çmendurak i kësaj shkalle,
këtu s’ka për të lindur!

Këtë e thonë gati të tërë,
ndaj e besoj vërtet,
se dhe diamanti për t’u bërë,
kërkon me mijëra vjet!

Ndaj shpirtin kurrë s’ma ka pushtuar,
zilia dhe nakari,
në çdo betejë që kemi shkuar,
kam qenë gjithmonë i pari!

A.DUKA

September 17, 2019 14:00
Komento

10 Komente

  1. Buzuku September 17, 16:23

    Te kendofte shpirti gjithmone, shume e shume vite!

    Reply to this comment
  2. Ai September 17, 16:32

    O djale, o djale !
    Me jane mbaruar dhe fjalet qe te te uroj e skam ku ti gjej aq te bukura, se kam frike mos te hyj ne hake.
    Je Naim e kaluar Naimit o Arben Pilo Duka, o biri Laboves kreshnike e aq te degjuar e me histori.
    Po ku na i gjene gjithe keto perla bukurishe neper thesarin e ketij kombi te lashte?
    Të pershendes dhe uroj nga larg o trim I shqiptarizmes!

    Reply to this comment
  3. "BOHOTINA" September 17, 16:43

    Thjesht i mrekullueshem… Lirik i paperseritshem…

    Reply to this comment
  4. 01 vlora September 17, 17:21

    Respekte o pa arritshmi Arben Duka.Faleminderit pér kènaqsin qè na jep me shkrimet

    Reply to this comment
  5. kevin September 17, 19:37

    Qe i cmendur je, e dime ,
    por ti je dhe shume i ligu
    dege me dege e vrime me vrime ,
    po e fshin me gjethe fiku.

    Reply to this comment
    • Albani September 18, 01:32

      I ke bere vleresimin me te drejte bejtexhiut.
      sa per te qeshur kur thote se ” te verteten/maresisht e dua” hahahahahhahahahahaaaaaaa. Ky do te verteten!Ky bejtexhiu, te vertete ka interesin dhe parane!

      Reply to this comment
  6. Vasili September 18, 11:36

    Duket,qe po prezanton per vehten,nje cmenduri ´´heroike dhe simpatike´´,por se paku,per kushon tend duka,qe po defren me vite andej nga shqupi(,e pra eshte ai duka i krimit,sic i thosh shqupi dikur)nuk ka lene surrat pa ndrruar per te marre nje cope karrige,nuk na ke llafosur asnje llaf.
    Tamam heroizem,per te mbrojtur maskarenjt e fisit.
    Nje keshille duka:
    Qe vjen ere,por mundohu ta kuptosh.

    Reply to this comment
  7. Nedin September 23, 21:48

    Arbeni është perveçse një Poet i pa aritshëm por dhe trim të tregosh të vërtetën në këtë botë të sojsëzave

    Reply to this comment
  8. Mos e prek talentin! January 2, 09:59

    @kevin, alban edhe vasil

    Kevin, Alban edhe Vasil
    Secili nga ju – nje debil!
    Kur me talentin kërkon të matesh,
    Mbetesh si të përgëtë macesh…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim