I çmendur jam!

Arben Duka August 21, 2015 16:31

I çmendur jam!

E di nga vij-s’e di ku shkoj,
nga gjumi s’jam përmendur,
një kohë çmenduri jetoj,
ndaj jam komplet i çmendur!

Në ka serioze gjë kjo Botë,
është çmenduri e saj,
dhe çdo gjë tjetër është e kotë,
ndaj qesh se dot nuk qaj!

I çmendur jam se të vërtetën,
krejt marrëzisht e dua,
ndaj më luftuan gjithë jetën,
po s’kanë ç’më bëjnë mua!

Para nuk bëra shumë në jetë,
jo se paratë s’i dua,
por prapë jetova si një mbret,
një jetë enkas për mua!

Kështjellë që e ngrita vetë,
me frymë dhe dritë gdhendur,
kaq i mjafton të rrojë si mbret,
kush është si unë i çmendur!

Asnjë s’ka mbjellë në jetë sa unë,
po s’pashë gjë nga të korrat,
çdo gjë që mbolla në furtunë,
gjithnjë e korrën horrat!

Në tjetër vend të isha gjendur,
miliarder pa cak,
po nuk do isha kaq i çmendur,
dhe as kaq luftarak!

I çmendur jam me të vërtetë,
po punë s’i prish njeriu,
të çmendurin e ndan në jetë,
një fije nga gjeniu!

Mullinjtë e Erës i kam vrarë,
njëlloj si Don Kishoti,
dhe eci rrugës kaq krenar,
me pamje prej idioti!

I çmendur jam-por jo mërzitur,
e kokë nuk çaj aspak,
veç muza-muza më ka ngritur,
një kurth edhe një lak!

I çmendur s’jam nga Perëndia,
desha-u bëra vetë,
gjersa më futi poezia,
në kurth edhe në rrjetë!

I çmendur jam me të vërtetë,
të dytë s’ka në Tokë,
se edhe lulet-dhe rrufetë,
burgosur kam në kokë!

I çmendur jam e kam një nam,
për Zot e Perëndi,
se jam i vetmi në Ballkan,
që rroj me poezi!

I çmendur jam në këtë Botë,
po shpirti im nuk vuan,
se ka si unë mijëra idiotë,
që marrëzisht më duan!

Dhe sa t’i kem ata të gjallë,
që jetës m’i janë gjendur,
unë do të jem qenia e rrallë,
poet edhe i çmendur!

Jetoj në mesin e një prralle,
çdo ditë më ka bindur,
një çmendurak i kësaj shkalle,
këtu s’ka për të lindur!

Këtë e thonë gati të tërë,
ndaj e besoj vërtet’,
se dhe diamanti për t’u bërë,
kërkon me mijëra vjet!

Ndaj shpirtin kurrë s’ma ka pushtuar,
zilia dhe nakari,
në çdo betejë që kemi shkuar,
kam qenë gjithmonë i pari!
Shënim i autorit: Kjo baladë vjen e ndryshuar posaçërisht për lexuesit e Dita-s. U shkrua në Prill 2009, u ripunua më 18 Gusht 2015.

Arben Duka August 21, 2015 16:31
Komento

1 Koment

  1. As Poet, As Analist August 21, 20:27

    Ti je i çmendur po nuk je vetem,
    me ty ka shume, jam edhe une,
    nje nga ndryshimet qe ne kemi,
    ti poezine e ke si punë!

    Ti shkruan vargje Homeriane,
    siç ke shkruar perhere,
    dhe mos harro vargjet e tua,
    kane çmendur shume tè tjere!

    Me perlat qe ke nxjerre nga mendja,
    e ke magjepsur vegjeline,
    po do tè kujtoje gjate vegjelia,
    gjithe çfare ke shkruar per xha Saline!… 

    Tè siguroj se xha Saliu,
    sa here per veten ka lexuar,
    ka qeshur si une e shume tè tjere,
    dhe ijet i ka mbajtur me duar!

    Po ti ke shkruar dhe per tè tjere,
    per shume dhe per gjithçka,
    ke shkruar per gjera serioze,
    ke shkruar edhe per shaka…..

    Edhe une shkruaj here pas here,
    kam shkruar dhe per ty,
    nuk di pse vargjet ndonjehere na ngjajne,
    dhe na afrojne shume ne tè dy!!

    Bluaj dhe une né kokë ca gjera,
    ndonjehere i quaj çmenduri,
    po nuk arrij t’i shkruaj tè tera,
    ashtu siç ben dhe shkruan ti !….

    Nuk jam i dhene shume pas parase,
    e jetoj shtruar jeten time,
    nuk e kam ndier as si nevoje,
    qè ca para ti siguroja me shkrime!…

    Meqe ra fjala ka ca ‘poete’,
    me tekste kengesh qè kenge nuk janë,
    vertete kane shkruar idiotesira,
    aman per leke: “kane grire dynjane” !! 

    Tè kthehem prape te poezia,
    ajo qe ty tè ka marrosur,
    ajo qè tè ka bere legjende ,
    po tè ka bere dhe te persosur!!

    Ti sa tè kesh penen né dore,
    vazhdo veten quaje tè çmendur,
    né panteonin e me tè medhenjve,
    emri yt qe tani eshte gdhendur!

    Tè gjithe ne tè çmendurit e tjere,
    qè gjejme kenaqesi kur poezite lexojme,
    sa germa ti vendos né ato vargje,
    aq here nga zemra ne do tè urojme!!

    Né do tè urojme t’a kesh jeten tè gjate,
    me dore magjike, dhe syrin tè pa trembur,
    ne duam tè tè kemi gjer ne pafundesi,
    siç thua ti: Poet edhe tè çmendur!!!..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*