“I çoj miell partizanëve”, shoferi i kamionit: Kisha vetëm 6 muaj që punoja aty

March 6, 2018 12:37

“I çoj miell partizanëve”, shoferi i kamionit: Kisha vetëm 6 muaj që punoja aty

 

Shoferi i kamionit në të cilin u kapën 613 kg kokainë, Armando Pezaku ka dëshmuar paraditen e sotme në ambientet e paraburgimit.

Ai ka thënë se nuk ia ka idenë e asaj që gjendej në kontejner, dhe që kishte vetëm 6 muaj që punonte si shofer, meqë shoferët e vjetër nuk iu pëlqente të bënin transporte nga porti i Durrësit.

Gjithashtu Pezaku ka theksuar që adresën e tij në rrjetin social Facebook ja ka hapur i vëllai, dhe fraza “I çoj miell partizanëve” nuk ka asnjë kuptim sepse sipas tij ai as që e përdorte si adresë.

“Ditën që çova kontejnerin në Maminas, paradite dërgova dhe dy kontejner në Tiranë. As kisha, dhe as  s’kam dijeni se ç’ka në kontejner. Për sa i përket Facebook-ut ku është shkruar “I çoj miell partizanëve”, ma ka hapur vëllai që kam me vite më të vogël dhe as merrem me Facebook. Kur më mori kompania në telefon isha në Tiranë pranë rrugës së Elbasanit dhe me kamion shkova në port. Kam 6 muaj që punoj si shofer, shoferët e tjerë më të vjetër s’preferonin të bënin transport nga porti i Durrësit dhe unë si më i riu më jepnin të bëja rrugët e portit dhe nuk kundërshtoja”, mësohet të jetë shprehur Pezaku.

l.h/ dita

March 6, 2018 12:37
Komento

2 Komente

  1. demo March 6, 13:04

    Duhet ndonje hetues i xhaxhit,qe ta nxjerr me pinxa,se cfare dmth,I coj miell partizaneve.Te tregosh edhe partizanet nje per nje;edhe komandantin e brigades;edhe shefin e shtabit pergjithsjem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*