I çuditi të gjithë me gjestin e tij në fushë, zbulohet “misteri” i shenjës që bëri Armando Sadiku pas golit

June 12, 2017 09:15

I çuditi të gjithë me gjestin e tij në fushë, zbulohet “misteri” i shenjës që bëri Armando Sadiku pas golit

Shqipëria ka arritur të marrë mbrëmë në stadiumin “Haifa” një fitore mjaft të rëndësishme.

Më në fund pas 5 takimesh pa rezultat dhe kritikave të shumta që kanë shpërthyer ndaj trajnerit apo skuadrës, djemtë e Kombëtares kanë mundur t’i mbyllin gojën  të gjithëve.

Armando Sadiku arriti të shënojë dy gola mjaft të vlefshëm jo vetëm për Kombëtaren, por për të gjithë tifozët që kanë pritur këto emocione. Ndërsa Memushaj vendos ta dërgojë “nokout” skuadrën kundërshtare pas një aksioni mjaft të bukur të nisur me Hysaj dhe Cikalleshi.

Pasi “shpartalloi” Izraelin, Sadiku ka bërë një gjest në fushë pas golit të dytë.

Është zbuluar “misteri” i gjestit të tij me duar sikur hedh kripë. Këtë veprim të veçantë e bën dhe kuzhinieri i njohur turk Nustret Gokçe, gjest i cili është bërë viral në internet. Ndoshta kjo për t’i dhënë një mesazh dhe izraelit./Newsbomb.al/

June 12, 2017 09:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*