I dashur Kryeministër! Jam një kriminel dhe dua të më bësh Ministër!

September 15, 2018 13:00

I dashur Kryeministër! Jam një kriminel dhe dua të më bësh Ministër!

 

Do t’ju ngjitem porsi zamkë,

mbrapa do t’ju rri,

jam një kriminel me damkë,

fiks për qeveri!

 

Kam dëgjuar si bërtet,

përditë Lulëzimin,

se të shkretin Kabinet,

e ke tok me krimin!

 

Ndaj e mora sot guximin,

t’ju shkruaj-o mik,

se unë jam binjak me krimin,

por jam shumë besnik!

 

Kriminelë këtu ka plot,

s’kanë të numuruar,

po si unë nuk gjen dot,

super të betuar!

 

Nëse ti në Shqipëri,

do të bësh ca punë,

të duhet me siguri,

një takëm si unë!

 

Ne jemi njerëz me besë,

ti je shefi ynë,

kush të hyn tyja në pjesë,

ne i krrejmë synë!

 

Fillimisht i krrejmë njërin,

të ketë lemeri,

nëse do të ngrejë zërin,

ja krrejmë të dy!

 

Me ne kurrë nuk do vuash,

dimë ta bëjmë lojën,

dhe Lulashit-kur të duash,

dimë t’ja mbyllim gojën!

 

Kot tjerrim akoma fjalë,

se jemi me takt,

tani nami të ka dalë,

ndaj ta bëjmë fakt!

 

Sikur ta bësh qeverimin,

vetëm me shenjtorë,

do thotë Luli-se për krimin,

jemi shërbëtorë!

 

Luli ka qënë një këpushë,

kot që bën duva,

se vetëm krimi i mbush,

thasët me para!

 

Neve jemi kriminelë,

e kemi vrarë frikën,

nuk e lëmë shtetin ta mjelë,

Luli me Monikën!

 

Veç me ne ke siguri,

veç me ne s’humbet,

se këtu-në Shqipëri,

krimin kemi mbret!.

 

Ç’na duhet BE-ja fare,

gjithçka është farsë,

ne kemi thasët me pare,

jemi në parajsë!

 

Merrmë pra në qeveri,

se s’jam një gogol,

po nuk pate ministri,

bëmë pa portofol!

 

Bashkë do të qeverisim,

si tek uron Zoti,

s’ka problem se kakarisin,

një takëm idioti!

 

Me ne puna mirë të del,

ta garantoj unë,

kot nuk jemi kriminelë,

ne mbarojmë punë!

A. Duka

September 15, 2018 13:00
Komento

3 Komente

  1. ETHEM September 15, 14:28

    TE LUMT A.DUKA.PENA JOTE E SHUME TE TJEREVE NE D I T A..PO E LE PA GJUME NE SY SB,LULIN,LIKEN,MONEN,ETJ.
    JE POET I KOHES SONE,I SHEKULLIT 21.
    KAM DESHIRE TE THURESJ NJE POEZI PER SALOUN QE DEKLAROI SE..” ME RAMEN KM PD NUK VJEN KURRE NE PUSHTET PA REVOLUCION..” POR DHE VETINGUN NE POLITIKE ME KOMISIONE KUVENDORE ME NE KRYE SALIANERINE,GRIDERINE,ALIBEGUN(NIPIN E I.TOSKES QE VRAU NE MALLAKASTER 2OO BURRA),PALOCEN,ETJ.
    POR DUA TE DI ME BABALEN 1,2,3..KUNDER TAHIRIT,ZHAFAJVE,DROGAVE TE KULIÇAJVE(CEKAJVE) NE MAMINAS.OH SA SHUME BABOLE KA NE PD..

    Reply to this comment
  2. from Rama with love September 15, 20:35

    I dashur shoku Duke !!
    C’eshte kjo lutje per kriminel horr?
    ty te kemi poet ne Oborr,
    per kriminele kemi te tjere,
    na kane zene te shkreten dere,
    jane aq shume sa s’kam ku ti coj,
    por nuk dua ti deklaroj,
    se boll halle kam me horrat,
    qe po me kruhen porsi morrat,
    ti pra vazhdo e shkruaj per mua,
    tjeter gje nga ti nuk dua,
    vazhdo thur himne qeverise,
    si me e mir e Shqiperise,
    packa se varferia eshte shtuar,
    ti jepi duke me lavderuar,
    edhe pse kudo ka papunesi,
    me nge ne qiell si di ti,
    edhe pse kudo eshte ibret,
    per mua shkruaj dite e net,
    kjo eshte detyr shume nderuar,
    te lavderosh qeverine e deshtuar,
    beje Duke se prandaj te paguaj,
    po deshe gje eja shpejt me thuaj,
    detyr e jote jane vargjet e tua,
    ato kriminelet mi ler mua,
    se kriminele une kudo gjej plot,
    por poet lolo si ty nuk gjej dot.

    Reply to this comment
  3. paraziti September 16, 04:24

    Servilat konet e Partis betohen per ideal te Drejtesis se skan Shkelur Ligjin . Per Popullin Mendojn si ta pasurojn zgjedhje ne c’do Dy vjet per Popullin ky esh bereqet ca tifoz Partie ca coban dhie Raki Rrushi Birra te Ftohta per Zgjedhjet ne Shqiperi cuditet dhe Bota ! hani pini se qyl e kini racionin nje her ne dy vjet e kini kryetar e Deputet zgjedhje ne c’do dy vjet .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim