I dashur Lulzim, mos na lë të gënjejmë për Migenën!

November 7, 2019 12:08

I dashur Lulzim, mos na lë të gënjejmë për Migenën!

Nga Mero Baze

 

Dëgjova Lulzim Bashën që tha nga Korça se gjithçka që thuhet për vilën ku ai jeton, janë gënjeshtra. Në fakt, për vilën ku jeton Lulzim Basha deri tani ka folur vetëm Lulzim Basha.

Ai ka thënë që është një vilë pak më e vogël se apartamenti që kishte dhe nga ku është larguar pas tërmetit. Po ai vetë, është ankuar që vila nuk ka as pishinë.

Ne vetëm kemi provuar se apartamenti nuk i është dëmtuar nga tërmeti dhe se tek vila e re, Basha nuk ka as kontratë blerje, dhe as kontratë qiraje.

Vila, pas ikjes së ambasadorit të Suedisë që ka banuar aty, para disa muajsh, është në pronësi të shtetases Migena Vrapi.

U kërkova Tatimeve të deklarojnë qiranë tuaj dhe sa paguan tatim fitimi zonja Migena, por nuk figuron fare në sistem.

Tek Ujësjellësi figuronte si klientja nr 78 e bllokut të vilave ku jeton ti.

Tani mos na lër të gënjejmë sonte, se nesër ta themi po deshe.

Na thuaj cila është Migena Vrapi dhe në çfarë rrethanash je vendosur aty.

Nëse hetojmë gjithë Migenat që janë rreth teje komplikohet situata, e mund të jemi të pasaktë.

Një Migenë që ke kushërirë, e ke pasur në Bashki dhe ka ikur më 2015.

Një Migenë tjetër është gruaja e deputetit tënd besnik që qëllon me vezë në Parlament dhe fshin serverat e 21 janarit.

Pastaj janë nja katër Migena Vrapi të tjera, që sipas Gjendjes Civile jetojnë në Shqipëri.

Detajet nga identiteti i tyre nuk po i bëjmë publike, se nuk duam të prishim privatësinë e tyre.

Për më tepër nuk duam të gabojmë, përderisa ti betohesh se je transparent.

Ok atëhere, është shumë e thjeshtë. Na trego pak për Migena Vrapin në vilën e së cilës jeton. Kjo do na kursente ndonjë gabim nga nxitimi.

Deri tani nuk kemi bërë asnjë gabim dhe nuk kemi thënë asnjë gënjeshtër. I vetmi që ke gënjyer je ti, por dhe ato t’i kemi provuar si gënjeshtra.

Tani na trego për Migenën që i ka lind në zemër të të japë vilën, ose pa qira, ose pa pa para. Të paktën t’i dihet nderi zonjës në fjalë.

Po të lëmë afat deri nesër, se je rrugëve dhe të duhet të flesh pak në darkë.

Tek “vila e Migenës”!

November 7, 2019 12:08
Komento

1 Koment

  1. Fidel Kastro November 8, 15:09

    Mero mos na lere te genjejme; Thone se ne kohen e diktatures ke spiunuar babain tend magazinjer se ai merte nga magazina ndonje send per shtepine, dmth vidhte. A eshte e vertete ???????????!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*