I dashur Naim!

February 4, 2020 12:31

I dashur Naim!

Kur isha i vogël,
Dy pëllëmbë e pak,
Im atë një gështenjë,
Preu me merak!

Nga gjithë trungu mori,
Ç’i duhej për vete,
Aq sa mund të bënte,
Për mua një djepe!

Kur e bëri gati,
Për të tundur djepin,
Tek koka i gdhendi,
Naimit portretin!

Nëna ime zogë,
Kur më jepte gji,
Ç’kishte bërë për mua,
Një ninullë flori!

Eh, ç’qe ajo ninullë,
Që këndonte zoga:
“Mu rriç biri i nënës,
Me flori tek koka!”

Shpejt kaluan vitet,
Si një fllad i lehtë,
Pak nga pak fillova,
Të këndoja vetë!

Atë nina nana,
që ma thoshte nëna,
Desha ta kuptoja,
Si ma donte zemra!

Floriri i rrallë,
Te jastëku im,
S’mund të ishte veç,
I madhi Naim!

Prapë kaluan vitet,
Si një fllad i lehtë,
Nisa ndonjë këngë,
Ta thurja dhe vetë!

Naim zemërmadhi,
Thesarin ç’më hapi,
M’i hodhi në dorë,
Gjithë florinjtë që pati!

Eh, moj nënë shpirti,
Naimi ç’më bëri,
Nga ai u vesha,
Me flori i tëri!

Arben Duka

February 4, 2020 12:31
Komento

3 Komente

  1. Buzuku February 4, 14:33

    …” Nje monument te madh i ngrita vetes time..” Pushkin.

    Reply to this comment
  2. vjola February 4, 17:46

    TE LUMTE O POET IMADH !

    Reply to this comment
  3. lana February 4, 19:13

    Te lumte dora
    Na kenaqe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim