I dehur në timon, arrestohet 45-vjeçari

September 9, 2017 11:25

I dehur në timon, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Sokol Fusha, banues në Vlorë.

Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i 45-vjeçarit është bërë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Balldre, teksa po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

September 9, 2017 11:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*