Vrau gruan dhe kunatën, kjo është dëshmia e emigrantit në polici

January 3, 2019 09:56

Vrau gruan dhe kunatën, kjo është dëshmia e emigrantit në polici

Autori i vrasjes së dyfishtë në Ballsh pasditen e djeshme ka dëshmuar para grupit hetimor.

Ai është shprehur se debati me gruan nisi pas kërkesës së saj për të shkuar te prindërit.

“Ajo më kërkoi që të shkonte te prindërit, por nuk e lejova, pasi nuk shkoja mirë me ata”, mësohet se ka thënë autori.

Në momentin që kreu vrasjen e gruas dhe kunatës, babai i dy fëmijëve 3 dhe 7-vjeç ishte i dehur. Musta kishte qenë te prindërit e tij në fshatin Drenovë për festat dhe kur u kthye gjeti në banesë gruan dhe kunatën, e cila kishte ardhur që të merrte motrën për të shkuar edhe ajo te prindërit.

Kërkesa e bashkëshortes u refuzua nga 34-vjeçari, që kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia. Pas sherrit, Musta e goditi gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe me thikën e bukës disa herë duke e lënë të vdekur, ndërsa kunata Merisa Caushaj 18-vjeçe ndërhyri për të shpëtuar motrën, por mbeti e vdekur.

Sipas fqinjëve, janë dëgjuar thirrje si “jam unë burri i shtëpisë” si dhe fëmijët që ulërisnin “çfarë i bëre mamit”.

o.j/dita

January 3, 2019 09:56
Komento

1 Koment

  1. mirel January 3, 17:08

    Kur martohen dhe kafshe te tilla

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim