I deleguari i Trump në Shkup: Dilni dhe votoni në referendum

September 9, 2018 16:47

I deleguari i Trump në Shkup: Dilni dhe votoni në referendum

Senatori amerikan Ron Johnson u bëri thirrje qytetarëve maqedonas që të dalin dhe të votojnë në referendumin e 30 shtatorit.

Republikani, i cili është kryesues i nënkomitetit për politikën e sigurisë rajonale dhe evropiane në senatin amerikan, përshëndeti marrëveshjen e Prespës dhe theksoi se vetëm zbatimi i plotë i saj mund të garantojë hapjen e dyerve të Maqedonisë për në NATO dhe BE.

“Është e rëndësisë së veçantë për Maqedoninë dhe Greqinë ta zgjidhin çështjen e emrit. Kemi dy lider të guximshëm, dy kryeministra të cilët u gjetën në pozitë të rëndë. Ne sigurisht duam ta mbështesim zgjidhjen e këtij problemi dhe kjo është mënyra e vetme që Maqedonia të hyjë në NATO. Ajo është shumë e rëndësishme për rajonin e Ballkanit dhe Maqedonisë.

I inkurajojmë të gjithë qytetarët të dalin të votojnë në referendum, pa dallim nëse pajtohen apo jo me marrëveshjen, patjetër të dilni dhe të votoni dhe t’ju tregoni liderëve të juaj çfarë ndjeni. Është tejet e rëndësishme të dilni dhe të votoni. Ne jemi këtu që t’ju mbështesim dhe t’i inkurajojmë qytetarëve të Maqedonisë për një referendum të suksesshëm”, tha Johnson.

Vizita e senatorit amerikan vjen një ditë pas qëndrimit të kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup dhe vizitave të kancelarit austriak Sebastian Kurc dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Para se të arrinte në Maqedoni, senatori Xhonson qëndroi për vizitë edhe në Greqi.

s.a/dita

September 9, 2018 16:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*