I dënuar me 3 vite burg për drogë, pranga 47-vjeçarit nga Peshkopia

August 7, 2018 15:03

I dënuar me 3 vite burg për drogë, pranga 47-vjeçarit nga Peshkopia

Një 47-vjeçar ështe arrestuar sot nga Policia e Dibrës, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ai është shtetasi Arjan Çela, banues në Peshkopi.

Burime zyrtare bënë me dije se Çela ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Po ashtu mësohet se atij i ka mbetur pa vuajtur 1 vit e 9 muaj e 12 ditë burgim.

s.a/dita

August 7, 2018 15:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*