I dënuar për trafik droge në Francë, shqiptari: Më ngatërroni me vëllanë

June 11, 2018 18:14

I dënuar për trafik droge në Francë, shqiptari: Më ngatërroni me vëllanë

 

Një  33-vjeçar nga Shkodra, i cili është dënuar në dhjetor të 2017-s nga autoritet franceze i akuzuar për trafik droge, kërkoi te enjten në seancën e Apelit lirimin e tij nga qelia.

Kjo kërkesë e tij ka ardhur nën pretendimin se autoritet e ngatërrojnë me të vëllanë, por kërkesa iu refuzua.

Prej 6 muajsh ai ndodhet i burgosur në Riom të Francës dhe akuzohet për trafik droge.

Sipas gjykatës franceze, 6 vite më parë ai mbërriti në Haute-Loire i shoqëruar nga vëllai i tij dhe është dënuar si i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës. Aktiviteti kriminal ishte survejuar nga policia. Në Shkurt të vitit 2015, policia thotë se ai bënte dy udhëtime në javë. Udhëtimi i parë bëhej për t’u furnizuar me drogë dhe udhëtimi i dytë për të bërë transaksionet e parave.

Megjithatë, 33-vjeçari nuk ka pranuar asnjëherë t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve dhe ka mohuar akuzat ndaj tij. Sipas autoriteteve, një pjesë e parave të drogës janë dërguar rregullisht në Shqipëri. Bëhet fjalë për mbi 20 mijë Euro. Por, avokati i shqiptarit hedh dyshime se nuk bëhet fjalë për klientin e tij. Sipas tij, autoritetet franceze e ngatërrojnë me vëllanë e 33-vjeçarit, pasi ky i fundit mohon kategorikisht që të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.

l.h/ dita

June 11, 2018 18:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*