I dënuari për vjedhjen e 1200 lekëve u gjet i varur në burg, reagon kreu i ILD: Rasti po hetohet

February 21, 2020 19:56

I dënuari për vjedhjen e 1200 lekëve u gjet i varur në burg, reagon kreu i ILD: Rasti po hetohet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun 313 ku një 43-vjeçar nga Kukësi i arrestuar për vjedhjen e 1200 lekëve të reja i dha fund jetës në kushte të rënduara psikologjike duke u vetëvarur. Metani shprehet se po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka pasur vonesa në veprimet procedurale hetimore e gjyqësore.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43-vjeçarit B.H. në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka pasur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural”, thuhet në reagimin e ILD.

43-vjeçari Bilbil Hasani, nga Kukësi, me banim në Kamëz u gjet i vetëvarur me çarçaf në banjën e qelisë, nga gardianët e burgut. Bilbil Hasani ishte arrestuar në vitin 2019 për veprën penale të “Vjedhjes”.

 

l.h/ dita

February 21, 2020 19:56
Komento

6 Komente

  1. Zigur Qarri February 21, 20:29

    12 mije Leke te vjetra kushton jeta e njeriut te thjeshte,ndersa Rama,Gjinkuri,Veliaj,Ahmetaj…vjedhin miliarada dhe nuk arrestohen!
    Nje tjeter shqiptare vari veten ne burgun e Rrogozhines,per shkak te nje debie prej 35 mije lekesh te vjetra qe kishte ndaj OSHEE-s.
    Rama nuk te vret,por te detyron te vetvritesh.Vetem ne dy vitet e para te ardhjes se “rilindjes” ne pushttet,kan vrare veten mbi 50
    persona,shkaku,largimi me patedrejte nga puna.

    Reply to this comment
  2. Prostituta Kombetare Sali February 21, 21:04

    Vjedhin, djegin, grabisin, largojne shqiptaret, nga tokat e tyre, nuk ju ndodh asgje, perkundrazi!
    Nuk paguan dritat, vjedh nje pule apo vjedh 10 $, te harrojne ne burg…

    Reply to this comment
  3. Tori February 21, 21:31

    Me sa duket nuk e paska ditur qe po te vjedhesh shuma te vogla denohesh!Ketu duhet te vjedhesh miljona qe te falin.Zoti e paste fal.

    Reply to this comment
  4. mali February 22, 00:23

    Tori!Kush I lexon keto?Fshi bythen me keto komente.

    Reply to this comment
  5. Alban Dega February 22, 03:07

    KESAJ I THONE HIC ME PAK E HIC NE SHUME SE …

    Vjedh 10 dollare e perfundon ne burg
    Vjedh miliona e behesh jo vetem milioner por edhe President si me nder me thene Presidenti i Republikes Ilir Muta !
    Kjo eshte drejtesia e SaLikekracise !

    Reply to this comment
  6. Alban Dega February 22, 03:10

    IROMURORI QE KA ZVARTITUR KETE CESHTJE DUHET TE LESHOJE KARRIKEN PER SHPERDORIM DETYRE DHE SHKRLJE FLAGRANTE LIGJI !

    Me e pakta qe mund te mund te kerkohet per kete rast.
    Po ashtu edhe Gardiani !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim