I dërguari i Trumpit viziton Ballkanin javën e ardhshme, shmang Shqipërinë

September 5, 2018 17:23

I dërguari i Trumpit viziton Ballkanin javën e ardhshme, shmang Shqipërinë

Senatori amerikan dhe kryesuesi i Komisionit për Siguri Kombëtare i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Ron Johnson, do të vizitojë javën e ardhshme Greqinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Beograd.

Johnson, gjatë turneut në Ballkan, do të takohet me liderët rajonalë, tha ambasada.

Ai është një nga bashkëpunëtorët e lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, i ngarkuar me misione të posaçme.

Vizita e tij vjen në kohën kur Kosova dhe Serbia po shqyrtojnë idenë e ndryshimit të kufijve, ndërsa këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë se SHBA-ja nuk i përjashton korrigjimet territoriale.

o.j/dita

 

September 5, 2018 17:23
Komento

7 Komente

  1. TLN September 5, 18:06

    Johnson eshte nje nder senatoret qe me 4 korrik vizituan Mosken. Beni durim shqiptare te kosoves dhe mos u ngutni te nenshkruani asnje marreveshje me Serbine. Keta senatore jane te njohur si te komprementuar nga Putini dhe po avancojne axhenden e tij ne bote.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 September 5, 19:59

    Te vije ne shqiperi nuk ka nevoje.i thone qe senatori te niset nga amerika te vizitoje ameriken.

    Reply to this comment
  3. fery September 5, 22:30

    Athina , Shkupi , Prishtina dhe Beogradi kane probleme me kufij kurse senatori Johanson eshte eksper per kufij
    Shqiperija TLN ne dijenine tone dhe tuajen ka ca probleme te natyres tjeter dhe , per problemet qe ka Shqiperija eshte pergjegjes nji senator tjeter te cilit ka kohe qe autoriteteve shqiptare po u dtidhen breket

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic September 6, 02:05

    Nuk besoi qe interesat Amerikane te shiten tek Moska. Sado te nderlidhura te duken ato Politika Amerikane per Ballkani perendimor nuk ndryshon.
    Amerika ka deklaruar Hapur se ne Ballkanin Perendimore kemi intersat Amerikane.!

    Reply to this comment
  5. Aleksander Thana September 6, 05:12

    Tavarish-gospodin-Putin eshte hedhur ne aksion ne terren, nen toke e mbi toke. Mire eshte te kujtohet edhe nje here Julius Fucik: “Popuj jini vigjilente”! Shqiptaret sot jane viktima paresore dhe hallka me e dobet.

    Reply to this comment
  6. Xxx September 6, 10:59

    Kush prej shqiptareve donte Trumpin president e jo Klinton le ta mbaje ne bythe tani. President ne pushtet me ndihen e Rusise.
    Rrofte Amerika e ndertuar mbi themele te forte dhe stabel ne politiken e jashtme se te qe per mendjen e Trump as i rruhet as per Kosoven e as per Shqiperine.

    Reply to this comment
  7. Adih September 6, 11:32

    Mos kini merak ,pse nuk vjen per vizite tek ne ,ne keto momente . Senatori Amerikan ,do vije mbasi te krijohet SPAK:

    PS: Rama i jone i” zgjuar ” e shahu Trumpin para fushates elektorale .Tani te korri , ato qe mbolli .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*