I dha fitoren Shqipërisë, Xhaka flet për “sherrin” me Panuccin

September 8, 2018 10:01

I dha fitoren Shqipërisë, Xhaka flet për “sherrin” me Panuccin

Goli i parë i Taulant Xhakës me fanellën kishte vlerë trepikëshe.

Mesfushori i Baselit në një intervistë për supersport është shprehur se është i lumtur që i dha fitoren skuadrës por vëmendja e tij shkon menjëherë te Skocia.

Si ndihesh për golin?

Në pjesën e dytë, më erdhi rasti, dhe shënova. Jam shumë i kënaqur, sepse është goli im i parë në Kombëtare, dhe arritëm një fitore shumë të rëndësishme.

E nisët me polemika me Panuccit, dhe i dhatë fitoren sot…

Nuk ka qenë polemikë. Merremi vesh shumë mirë me të. Ai më ka dhënë një besim, dhe unë ia shpërbleva me gol.

Lojtar me eksperiencë, por mund të korrigjohesh edhe në sulm. Mund të shënoni përsëri…

Ndeshja ka qenë shumë e mirë, por kemi luajtur futboll. Nuk kemi përdorur topa të gjatë. Tani, na pret një ndeshje komplet tjetër ndaj Skocisë

 

o.j/dita

September 8, 2018 10:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim