I dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-t, fqinjët flasin për 35-vjeçaren

May 30, 2018 14:13

I dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-t, fqinjët flasin për 35-vjeçaren

Kanë dalë detaje të reja në skenë lidhur me vetëvrasjen e 35-vjeçares nga Patosi.

Sipas policisë, gruaja me inicialet E.S, banuese në Patos, është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Dyshohet se ajo ka qenë në kushtet e depresionit kur ka ndodhur ngjarja.

Fqinjë të viktimës bënë të ditur se ajo ka qenë pa punë dhe ishte nënë e një fëmije. Edhe i shoqi ishte pa punë, ndaj, sipas tyre, shkak i ngarkesës psikologjike të gruas mund të ketë qenë pikërisht papunësia dhe varfëria në familje.

Grupi hetimor po vazhdon të punojë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

s.a/dita

 

May 30, 2018 14:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*