I dha informacion dy gazetarëve, SHBA-ja arreston zyrtarin e inteligjencës

October 9, 2019 23:29

I dha informacion dy gazetarëve, SHBA-ja arreston zyrtarin e inteligjencës

Një analist kundër terrorizmit në Agjencinë Mbrojtëse të Inteligjencës është arrestuar të mërkurën për shkak të ofrimit të materialeve të klasifikuara rreth një sistemi të huaj të armëve për dy gazetare më 2018 dhe 2019, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë, teksa ka dorëzuar lëndën në një gjykatë federale, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Informacioni që 30-vjeçari, Henry Kyle Frese i ka ofruar një gazetareje me të cilën ka pasur lidhje romatike, është paraqitur në të paktën tetë raportime të ndryshme, ka thënë Departamenti i Drejtësisë në Gjykatën në Virxhinia.

Emrat e dy gazetareve nuk janë bërë publikë. Në informacionet e ofruara ka pasur shqetësime për kapacitetin e një sistemi të armëve të një shteti të huaj. The Washington Post ka thënë se autoritetet kanë refuzuar që të identifikojnë se për sistemin e cilit shtet bëhet fjalë.

Në padi është thënë se Frese i ka dhënë informacione gruas me të cilën ka pasur lidhje romantike, e cila më pas ka ndarë të dhënat me një gazetare të një mediumi tjetër.

Autoritetet kanë thënë se motivi i veprave të Fresës ka qenë që t’i ndihmojë gazetares për t’u ngritur në pozitë.

 

l.h/ dita

October 9, 2019 23:29
Komento

2 Komente

  1. rilindje pisash ordinere mashtrusa October 10, 01:36

    Eee bravo
    Te ne arrestohet gazetari

    Reply to this comment
  2. qytetari thjeshte October 10, 08:54

    Shini, Amerika arreston punonjesin e saj pse ka dhene informacion per ushtrine e ne shteti mik, ndersa ne bejme gjenerale te gjithe ata qe jo vetem treguan dhe ia dhuruan armatimin e shteit tone Greqise, por edhe Serbise e Italise, por edhe shkojne e nenshkruajne falje deti e territori te Shqiperise, duke filluar nga Sali Berisha e Edi Rama e deri te prefektia aktuale e Tiranes qe nenshkroi faljen e detit te Sarandes bashke me Gervenin. Duke sikur Shqiperine e drejojne dhe e komandojne tradhetaret e Shqiperise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*