I dogji shtëpinë bashkëjetuesit, 42-vjeçarja ka tentuar të mbysë vajzat e mitura

August 14, 2018 10:13

I dogji shtëpinë bashkëjetuesit, 42-vjeçarja ka tentuar të mbysë vajzat e mitura

Ngjarja e mbrëmshme në fshatin Grecall të Fierit, ku shtetasit Ardian Gjika iu dogj shtëpia nga bashkëjetuesja, është edhe më e rëndë.

Policia e Fierit bën të ditur se shtetasja Rudina Kishta, 42 vjeçe, ka tentuar të mbysë vajzat e saj binjake 6-vjeçare në lumin Seman ,në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Vajzat binjake Rudina nuk i kishte me Ardian Gjikën. Nga dëshmia e këtij të fundit kuptohet se ajo vuante nga depresioni.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

s.a/dita

August 14, 2018 10:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*