“I dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” të isha majështiza e ombrellës rozë”, Rama homazh për Godon: S’jam i duhuri…

August 8, 2020 10:45

“I dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” të isha majështiza e ombrellës rozë”, Rama homazh për Godon: S’jam i duhuri…

Kryeministri Edi Rama e di që disa mendojnë se nuk është i duhuri për të vlerësuar kontributin e Sabri Godos në politikën shqiptare, kur thotë se e ka njohur pak dhe “dua s’dua, s’mund të jem dot objektiv”.

Por në një homazh për të, postuar në rrjetet sociale, Rama kujton se Godos i dukej ironike “që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve”.
Rama kujton dhe një moment që i ka bërë bashkë situata politike. “Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij “Ali Pashë Tepelena” dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës”.

Postimi i kryeministrit Rama:

HOMAZH

SABRI GODO do të kishte vetëm 91 vite sot, e kur ishte ende shumë larg kësaj moshe, të tërë e thërrisnin, Plaku Godo. Në fakt nuk ishte Sabriu plak, por ishin shumë kalamaj mesoburrat e politikës adoleshente të atyre viteve të tranzicionit shqiptar.

E kam njohur pak Plakun Godo, por kishim një simpati reciproke në distancë, bashkë me rezervën për përkatësinë në kampe të kundërta politike. Atij i dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve.

Kjo në fakt tregon që simpatia për personazhin e tjetrit ishte prej vërteti dhe më kujtohet njëherë, kur Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij “Ali Pashë Tepelena” dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës.

E vetmja nuancë në këmbimin e admiratave, ishte se unë, “gjatoshi”, i tregova Plakut mbresat e mia për Aliun e tij të jashtëzakonshëm, ndërsa ai, “gjarpëroshi”, më tregoi mua mbresat e jashtëzakonshme të zonjës së tij fisnike për punën e kryebashkiakut.

Nuk jam unë njeriu i duhur për të vlerësuar kontributin e Sabri Godos në politikën shqiptare. Dua s’dua, s’mund të jem dot objektiv. Prandaj le të mos ma marrë kush për keq kur them se Plakun Godo do ta kujtojnë, me respekt padyshim, ata që e njohën e do ta njohë më tutje ndonjë tjetër, që do të ketë taksiratin të bëjë ndonjë studim për skenën e rrëmetshme politike të kohës.

Por pikë dyshimi nuk kam se autorin e kamares së hatashme biografike të “Ali Pashë Tepelenës”, do ta admirojnë brezat e lexuesve dhe lëvruesve të letrave shqipe.

 

l.h/dita

August 8, 2020 10:45
Komento

25 Komente

  1. tom August 8, 10:59

    Homazh per Godon apo do me per Belulin?

    Reply to this comment
    • Beni August 8, 11:51

      Godo e promovoi Mehdi Gerdecin dhe zgjodhi politiken e
      dredhjes dhe perdredhjes, Fliste Godo per vlerat e prones dhe Mehdiu e kuptoi mire leksionin dhe u pasurua si deshi dhe sa deshi.

      Reply to this comment
      • lom deliu August 8, 12:20

        …ndersa Godon e futi ne PR Ramiz Alia, te cilit i mbeti besnik dhe i sherbeu si ndermjetes ndermjjet tij dhe Sali Berishes deri sa ndërroj jete.

        Reply to this comment
      • Migjeni August 8, 22:39

        Eh more Edi Rama!
        Ti je 1 milion here me antishqiptar se Godo!
        Se ti e pate ne dore te beje shqiptaret te donin atdheun,por e shperdorove duke i bere shqiptaret PA ATDHE!
        Mallkuar qofsh o mendjemadh i rrezikshem,njeri qe kurre nuk te pelqeu dialogu por vetem monologu!
        Kurre nuk ke thene “Me falni”,por vetem “Nuk keni pare gje akoma” etj!
        Ti je vetem nje DIKTATOR i lustruar me lule mashtruese helmuese!

        Reply to this comment
      • Hoxh Armandi August 9, 15:34

        Godo ishte turkoshqiptar dhe filo islamik i oreve te para. Sot tespektohet nga turkoshqiptaret dhe filo islamiket sepse atyre i sherbeu.

        Mori pronat e turkoshqiptareve vrionas qe i sherbyen sulltaneve gjithe jeten dhe per pronat e hallexhinjve caktoi mediun turkocamin.

        Reply to this comment
    • Raimond vlonjati August 8, 18:16

      Kjo qe thote Rama eshte e vertete , sepse Godo nuk i donte qe drejtuesit te ishin moshe e re , dhe kishte te drejte

      Une kam qene drejtues i ri fare dhe nje dite aty erdhi Sabri Godo
      Kur me takoi mua tha : Shum i ri ky Drejtori .
      Une ja ktheva : I ri , si Demokracia

      Por kishte te drejte, nuk vihen te rinjte ne drejtim

      Tani Godo si Politikan :

      Une piva nje kafe me Godon dhe po flisnim per politiken
      Aty une i thashe qe duhet folur sa me shume per ceshtjen Came.
      Godo mu pergjigj : Kam folir me ca politikane gjermane dhe me kane thene qe ajo ceshtje eshte kot , ndaj mos u merni me te

      Une ja ktheva : Por ne duhet ta ngreme ate ceshtje ne biseda me greket ne menyre qe ,
      ta perdorim si kundrapeshe kur greket ngrejne ceshtjen e Minorikareve

      Dhe me kaq u mbyll ai miajbet dhe po flisnim per gjera te tjera

      Gidus ne Politiken tone :

      Godo neri Kushtetuten duke favoriziar qendrimin e Janullayosit ne krye te Kishes sone ,
      sepse e beri Nenin10 te Kushtetutes qe Shteti te qendronte jashte Kkshes
      Kjo gje i linte dore te lire klerikeve te huaj mbi institucionet tona fetare .
      Nderkaq qe ne rajonin ku ne jetojme , ne Ballkan, shteti eshte pjesmares ne pynet e Kishes

      Atehere PD kundershtoi por ishte e kote

      Me vone degjova nje interviste te Godos ku fliste per Janullatosin dhe midis te tjerash thishte : “ mu duk vetja si cilimi para kultures se Janulkatosit ‘

      Pastaj ne nje debat tekeviziv ku ishte edhe Fatos Nano , Godo po bente Patriotin mirepo e teproi sic duket ,
      dhe Nano e kercenoi me nenkuptim duke i thene : “ do e mbyllesh ti apo….”

      Pra si konluzion : Godo i sherbeu interesave greke tek Kushtetuta ,
      dhe Fatis Nano duke qene aseti me i mire i politikes greke ne Shqiperi e dinte kush ishte Godo , ndaj dhe e kercenoi

      Pa asnje dyshim Godo ishte nje i rekrutuar nga politika Greke dhe bente punen e tyre .

      Kur te dalin dokumentat pas 70 vjetesh do meret vesh per spiunin Godo,
      Nderkaq qe Fatos Nano e di qe tani , por nuk i ruhet shume

      Me kujtohet atehere Aleksander Meksi ju tha ketyre politikaneve tane , tip Godo, :
      Mos u beni aherbetore te te huajve , se ato do dalin nje dite

      Po ta kishte bere Godo Kushtetuten tone ku flitet per Fene , qe “ Shteti kontrollon dhe miraton Kryetaret e Intitucioneve Ferare,
      sot Janullatosi nuk do ishte ne keye te Kishes sine

      Reply to this comment
  2. ky Mut Muti ishte nji Gjarper tipik muzlluzman pa din e pa iman August 8, 11:41

    qe per Atdhe kishin pronat -pushtetin-paran !

    Si thohte Cajupi i Madherishmi Leterie ne Poeszine e tij ?

    Sikur te kishin te gjithe nji Koke- Fatkeqesia ,
    e t’ja prisja me nji te goditur si Skederbeu babllarve te tyre ,
    te shpetonte Njerezia …

    Reply to this comment
  3. Doni me per Belul Ramen? August 8, 11:43

    Rama vetemerohet si “gjatoshi gjuheshpate” dhe .. tregon per Godon (Belulin)

    Reply to this comment
  4. Bureto August 8, 12:10

    Varet si e kupton o Tom. Ai dmth gjatoshi, aq diti aq bëri. Ti mund të bësh një më të mirë si për ‘”gjarpëroshin mëndjemprehtë”, ashtu dhe për “gjatoshon gjuhëshpatë”. Provoje njëherë! Personalisht u kënaqa për stilin. Kur të lexoj tëndin, kushedi, mbase ndërroj nendim. Nuk di a do të kem ndonjë shok tjetër për këtë shijen time letrare. Tung!

    Reply to this comment
    • tom August 8, 16:52

      Ty te pelqejne stilet e gjatoshit eeee he dreq ti, ka ai ca stile qeeeee te zberthejne si ka zberthyer disa si puna jote bureto

      Reply to this comment
  5. Hosteni August 8, 13:58

    Sabri Godo na la peshqesh Fatmir Mediun, ashtu sic na la Fatos Nano peshqesh Edi Ramen. Te gjithe plehra pa perjashtim.

    Reply to this comment
    • elmaz bufi August 8, 18:36

      ishte kolona e peste ne levizjen per demokraci dmth tranzicionin..
      mori pronat e gruas perlau me mediun ne Fieri….por mos e kini zili ketu i la…

      Reply to this comment
  6. ky eshte pjella me keqberse e kombit shqipetar . (natyrisht dhe ai qe vodhi lopen...berisha and co.) . August 8, 14:50

    nje islamik injorant dhe mbeturine turke . rikdheu ne shqiperi sistemin feudal, te sulltaneve osman . likuidoi nga e drejta e prones mese nje milion shqipetar . dhe nder ata qe u ripronesuan me ligjin kriminal “kthimi i prones ish pronareve”; pjesa derrmuese mori prone sa nje ngaster per hale . ndersa prone te vertete muaren feudalet e tipit toptane, te budalla perversit b. fevziu .

    Reply to this comment
  7. ? August 8, 15:36

    Pordhaclleku i Shalgjatesises se tij nuk njeh kufi. Paska gjet sebep kete te shiturin e Sigurimit qe te na leshoje parfumin e rradhes. Rrace muti kishin qene te gjithe keta agallaret e politikes shqiptare.

    Reply to this comment
  8. mirel August 8, 15:37

    Majeshtiza gjuheshpate.
    Ik mer debil. Delirant i ndyre. Promovon injorancine tende te te mbaruarit.
    Majeshtiza thote idioti, gjuheshpate. gjatoshi pa breke

    Reply to this comment
  9. Kristaqi August 8, 15:56

    Ky e degjon veten ndonjehere? Merr 2 minuta per fjatI te pastrukturuara. Apo perdor ndonje batute “tirane” dhe I duket vetja gjuheshpate? Hajde rocke hajde

    Reply to this comment
  10. USA August 8, 18:25

    Prap doli ne skene dhelpra Sabri, majori i ish sigurimit famekeq ne kohen e komunizmit.
    Ky dordoleci i hedhur me katapulte nga Ramiz Alia per te krijuar Partine Republikane me nder per te mbrojtur pronat e ish pronareve dhe haka te shkoj tek i zoti, por mori vetem pronat e familjes se tij dhe u bashkuar me serbin Sali per te zbatuar “Reformen Agrare” Toke e zanun.

    Reply to this comment
  11. Loni August 8, 18:38

    Ik ore shporru e ke cuar cdo gje ku smban me….

    Reply to this comment
  12. Kris 1 August 8, 19:01

    Sabriu ishte mjeshter i madh i dredhjes.Gjatoshi ja kalon.Ja ka futur majen e ombrelles ne bith socialesteve.Le te levizin po deshen!

    Reply to this comment
  13. Kavaja August 9, 05:56

    Homazh per nje ish sigurims te regjur nga nje ish informator sigurimi

    Reply to this comment
  14. tani themi; kush e beri..pula vezen, apo veza pulen . August 9, 08:33

    po cfare ceshtje came, do ngrije ti mor rajmond cami nga vlora . camet e “turkut” (pra per aresye fetare) e kruajten vete ne kohen e luftes pak a shume, se lufte ishte dhe s’te pyeste njeri ne kishte drejtesi apo krim . kur pas 50 vjetesh kur kerkonim nderrimin e sistemit, ne shqipetaret patem para sysh se;1- sipas ramiz alise, sistemi kapitalist ishte bere “popullor” . 2- dhe me e rendesishmja me syte tane, po shikonim se vendet per rreth itali, greqi, jugosllavi (nepermjet televizionit) na dukeshin te nje niveli per t’u admiruar . ndersa ceshtjen came dhe kosovare, do t’a shikonim nen prizmin e demokracise europiane . por segmente (ndoshta) antikombetare futen principin e armiqesise dhe te forces, pasi ate mentalitet u kishte injektuar shqipetareve enver hoxha . tani jemi ne kete stad kur nje pale shqipetar sipas parimit te rugoves quhen tradhetare dhe nje palw sipas luftetareve per clirim, i thret per dite haga per t’i “pyetur” . po keshtu dhe camet me “presidentin” qe j’a vrasin “s’dihet” se kush . nderkohe qe nje milion shqipetar hane buke ne greqi dhe sjellin leke ne shqiperi, te hane dhe ata qe s’e duan greqine .

    Reply to this comment
  15. Lilo August 9, 16:32

    Sabri Godo beri thirrje ne radio BBC ne Vitin 1992 qe rinia shqiptare te kthehej e gjitha ne islamin bektashi dhe mori pronat e gruas se tij vrionase duke e lene Beratin pa Muze Historik. A ishte proeuropian ky qafir I Orientit? A ka tru Rama dhe ata qe i mbajne iso per te rikujtuar kete dhelper dinake ?

    Reply to this comment
  16. TIRONA August 9, 18:28

    FINALY:Partia e Godos,kishte pikene pare” Prona te shkoje tek pronari”.Ne fakt kjo u zbatua,vetem per pronat e familjes se tij.Per shqiptaret:pronat i moren:shitesit,banakjeret etj.KJO ISHTE SHKERDHATOKRACIA!

    Reply to this comment
  17. ?!! August 9, 22:07

    Sa i mënçur shoku Edi, lavdëron Sabrin që të ket pretekst të parqitet para shqipëtarëve me gjuhën e tij naaa ….. si shpatë. Ai ka parasysh kur me shpatën gjuhë të tij bën thë thë thë për të përqeshur deri në shpartallim në kuvend Bajrak Nokën dhe Lul Pashën ose kur imiton me gjuhëshpatën e tij magjistricën e filxhan kafesë, atentatoren trimëreshë, gruan e presidentit më të mirë të vëndit, që do të shënohej në histori po të kishte vrar vërtet në atentatin e saj jo me kobure por me çizme kryeministrin gjuhëshpatë të Shqipërisë ….
    Ndërsa shoku Edi si majë shtizë ombrella rozë ëshë shfaqur vërtet më 21 dhjetor, madje në trajtën pushkë thikë ombrellë rozë por se nga u fsheh kur mori vesh që një snajperist i rrezikshëm nga Tropoja bridhte nga një dritare në tjetrën e kullës kryeministrore shoqëruar nga një snajperist tjetër, ministri i brëndshëm. Meqë nuk u doli në dylbinë e pushkës snajpër trimi me fletë, gjuhë shpata dhe majshtizë ombrella roza, snajperisti nga Tropoja i tha snajperistit ministër “I këpusim një plumb atij Hekuranit që rri me duar në xhepa me që majashtizë pushkë thikë helm ombrella roza u fsheh me trimëri andej nga Fideli!” “Si urdhëron” tha ministri dhe bam bum Hekurani i shkret ra që me gjakun e tij majshtizë ombrella rozë të bëhej kryeministër. Mbas Hekuranit bam bum bam bum si në gjuetinë kafshëve të egra të Mark Shalgjatit, i vranë edhe ca të tjerë për të nxjarë inatin që u shpëtoj gjuhë palla dhe snajperisti malok i vërtetë e puthi pushkën dhe i përlotur tha “Më zbardhe faqen se më mbrojte kullën” Në atë moment ja behu shoku Ilir me bllok në dorë, “A e asgjësuat majshtizë pushkë thikë helm ombrellën rozë? “. ” Jo” tha snajperisti i parë,”por i vram nja katër”. “Pak shumë pak , nja 1000 kokë palarë të kishit vrarë” tha i pakënaqur presidenti i ardhëm më i mirë i vëndit, mbrojtës besnik i kushtetutës që mezi e përpiloj “zhapili mëndje mprehtë” shoku Sabri Goda, dhuntitë e të cilit janë trashguar tek pasardhësi i tij shoku Fatmir Mehdiu. Jam shumë i prekur nga postimi i majshtizë ombrell rozë së PS vetëm kujdes në publik me këto shpata dhe maja shtizash, se janë armë vdekje prurse dhe aman jo me gjarpërinjë se mund të jenë helmues.

    Reply to this comment
  18. ?!! August 9, 22:12

    Sa i mënçur shoku Edi, lavdëron Sabrin që të ket pretekst të parqitet para shqipëtarëve me gjuhën e tij naaa ….. si shpatë. Ai ka parasysh kur me shpatën gjuhë të tij bënte thë thë thë për të përqeshur deri në shpartallim në kuvend Bajrak Nokën dhe Lul Pashën ose kur imiton me gjuhëshpatën e tij magjistricën e filxhan kafesë, atentatoren trimëreshë, gruan e presidentit më të mirë të vëndit, që do të shënohej në histori po të kishte vrar vërtet në atentatin e saj jo me kobure por me çizme kryeministrin gjuhëshpatë të Shqipërisë ….
    Ndërsa shoku Edi si majë shtizë ombrella rozë ëshë quajtur vërtet në protestën e 21janarit, madje në trajtën pushkë thikë ombrellë rozë por se nga u fsheh kur mori vesh që një snajperist i rrezikshëm nga Tropoja bridhte nga një dritare në tjetrën e kullës kryeministrore shoqëruar nga një snajperist tjetër, ministri i brëndshëm. Meqë nuk u doli në dylbinë e pushkës snajpër trimi me fletë, gjuhë shpata dhe majshtizë ombrella roza, snajperisti nga Tropoja i tha snajperistit ministër “I këpusim një plumb atij Hekuranit që rri me duar në xhepa me që majashtizë pushkë thikë helm ombrella roza u fsheh me trimëri andej nga Fideli!” “Si urdhëron” tha ministri dhe bam bum Hekurani i shkret ra që me gjakun e tij majshtizë ombrella rozë të bëhej kryeministër. Mbas Hekuranit bam bum bam bum si në gjuetinë kafshëve të egra të Mark Shalgjatit, i vranë edhe ca të tjerë për të nxjerë inatin që u shpëtoj gjuhë palla dhe snajperisti malok i vërtetë e puthi pushkën dhe i përlotur tha “Më zbardhe faqen se më mbrojte kullën” Në atë moment ja behu shoku Ilir me bllok në dorë, “A e asgjësuat majshtizë pushkë thikë helm ombrellën rozë? “. ” Jo” tha snajperisti i parë,”por i vram nja katër”. “Pak shumë pak , nja 1000 kokë palarë të kishit vrarë” tha i pakënaqur presidenti i ardhëm më i mirë i vëndit, mbrojtës besnik i kushtetutës që mezi e përpiloj “zhapili mëndje mprehtë” shoku Sabri Goda, dhuntitë e të cilit janë trashguar tek pasardhësi i tij shoku Fatmir Mehdiu. Jam shumë i prekur nga postimi i majshtizë ombrell rozë së PS vetëm kujdes në publik me këto shpata dhe maja shtizash, se janë armë vdekje prurse dhe aman jo me gjarpërinjë se mund të jenë helmues.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim