VIDEO: Arrestohet Bajri, “i forti” i Shkodrës, kërkohej në Belgjikë

September 21, 2018 22:51

VIDEO: Arrestohet Bajri, “i forti” i Shkodrës, kërkohej në Belgjikë

I njohur si “i forti” i Shkodrës, Safet Bajri (Rustemi), është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. 34-vjeçari u arrestua në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”.

Sipas të dhënave paraprake, arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, për veprat penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar të posaçëm kriminal.

Lajmi konfirmohet nga burime të Prokurorisë dhe të Policisë.

Së bashku me Bajrin, në polici është ndaluar edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndërkohë mësohet se në kërkim janë shpallur edhe 3 persona të tjerë.

Safet Bajri (Rustemi) është në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet belge, ndërsa mediat atje e kanë konsideruar si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.

Ai është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Mbi Rustemin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 Shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

V.L/ Dita

September 21, 2018 22:51
Komento

5 Komente

  1. Fukarai i Bathores September 21, 23:01

    Po, po, fajin e kishte Enveri edhe per keta sunite kriminela, qe ne kohen e tij nuk ishin te lire …

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 22, 06:40

    Hajde Rilindje, hajde

    5 VJET NE KERKIM NGA BELGJIKA DHE RILINDJA E MBAN TE FSHEHUR NE SHTEPINE E VET, NJESOJ SI VELLAI I MINISTRIT FATMIR XHAFAJ.

    Po me keto kriminele qe fsheh si Ermalin e Enverit do te hyje Edi Rama ne BE?

    Reply to this comment
  3. Dunavatasi i vjeter September 22, 10:17

    Me te tere shqiptaret do te hyje Edi Rama ne BE.Edhe me ty Intelekthaleja e Dites edhe me tet eme se e ka lene porosi “babai”yt Enveri si kujtim …..qe sja harron emrin..

    Reply to this comment
    • intelektuali September 22, 10:57

      Beji edhe ti te fala Nexhmijes, se ta ka bere kafen e sabahut gadi,

      por:

      Mos ja ngjit si “Muti pas kepuce” intelektualit, Babain tuaj Pederast, djalin sadist te Gjyles qe ju ka lene tani si DOBICA jashte BE-se Antikomuniste dhe Demkratike me gjuhe jashte per ndihma ekonomike, njashtu sic i la te gjithe shqyptaret per 50 vjet me radhe qe kur mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*