I fryn detit që ia bëri “kos” tjetrit!

February 2, 2018 22:49

I fryn detit që ia bëri “kos” tjetrit!

 

Artan Xh. Duka

Normal që pas “qullit” për detin me Greqinë në 2009, publiku do i fryjë edhe “kosit” me një marrëveshjeje të re. Por, kjo nuk do të thotë të lëshohet goja duke etiketuar e kryqëzuar këtë apo atë individ a parti, të nxitet populizëm ultimativ “vetëm mbi trupat tanë” etj, për më tepër nga një takëm i përfolur për 2009 e zhvlerësuar nga Gjykata Kushtetuese, takëm ky që dje etiketonte gazetarët dhe qytetarët dinjitozë që u hapën letrat dhe sot vijon karshillëkun e justifikimin e asaj ujdie shtyrë edhe nga pezmi që nuk i doli e tyrja dikur.

 

Ana racionale e retorikës opozitare

E megjithatë, edhe nëse reagimi i sotëm kundër qeverisë bazohet në dyshime të paarsyeshme apo është pretekst për të nëpërkëmbur reformën në drejtësi, prapë, më mirë teprim në dyshim se teprim në mirëbesim.

12 miljet detare janë terren ekspertësh dhe sa kohë gjërat nuk janë zbardhur, protestat bazuar në akuza ekstreme hipotetike, mund të shndërrohen në bumerang për organizatorët. Por protestat duhen. E sado të pavënda në këtë stad sokëllimat “patriotike”, protestat e paralajmëruara, revolta mediatike e politikanëve çamë etj, ka dhe një racionalitet në këtë mes. Përveçse presion ndaj qeverisë për vëmëndje pa kompromis ndaj interesit kombëtar, është edhe një sfond që i jep “gojë” qeverisë në bisedime duke i dhënë të kuptojë Greqisë se publiku shqiptar nuk pranon çdo lloj marrëveshje. E mbi të gjitha protesta duhet të insistojë në më shumë transparencë dhe ratifikim parlamentar në fund.

 

Lëshimi tek e drejta përballë tërheqjes nga trillimi

Sikurse në Greqi debatojnë dhe revoltohen për lëshime të supozuara ndaj nesh, reagimi opozitar e publik tek ne mund të interpretohet fillimisht në Greqi si “fitore” por në finale do të lexohet prej fqinjit si domosdoshmëri për të qënë realist e tërhequr prej pozicioneve arkaike – ligji i luftës, injorimi kauzës çame, zyrtarizimi i minoritetit arvanitas etj. Tërheqje dhe jo lëshime këto nga pala greke sepse ajo nuk po heq dorë nga një e drejtë e natyrshme apo historike (Çamëria, ligji luftës, arvanitasit etj) ndërkohë që në këmbim por pret lëshime reale prej nesh në gjëra që nuk ua kemi borxh historikisht (varrezat, minoritetet imagjinare etj).

Negociatat me palën greke duan kohë, si për morinë e çështjeve, ashtu dhe për nevojën që ka pala përballë të dalë mbi vetveten e tabutë e së kaluarës. Bisedimet nuk mund të jenë “Big Brother” dhe transparenca totale do të ishte kundërproduktive por, në mos publiku për gjithshka, komisionet parlamentare, Presidenti etj aktorë kyç të politikës dhe shtetit shqiptar duhet të jenë në dijeni. Gjërat nuk ka pse bëhen fakt para kamerave për t’u kundërshtuar e hedhur poshtë më pas.

Sapo detajet e marrëveshjes të vinë në kuvend, atëhere politika, media e publiku bashkë, kanë të drejtën për të qëmtuar e kundërshtuar pikat e saj. Dhe nëse parlamenti i “kapur” e shpërfill vullnetin opozitar, opozita ka në dorë ankimin në Gjykatën Kushtetuese. E kur ta bëjë këtë, do të dëshmojë se ka reflektuar prej 2009 dhe se sa abuzim, ai pakt mbetet dritëshkurtësi prej saj dhe sot, se sa kërkon “ortak” në “tradhti” me ujdinë e detit për të justifikuar 2009, denoncon, pavarësisht rrezikut se mund të hapen edhe letrat e 2009.

 

Ka radhë edhe retorika e patriotizmit

Protestë duhet bërë dhe trupat nuk kanë pse “shtrihen” vetëm për detin por dhe për marrëveshjen e varrezave që qeveria duhet t’a amendonte sepse një gjë është gjetja e trupave në respekt të të rënëve, gjë tjetër është vëndprehja e tyre dhe nëse kjo e fundit do të mbetet tek ne, protokollin e vizitave duhet ta administrojë shteti shqiptar sikurse urgjentisht ky respekt duhet të shprehet edhe ndaj viktimave të genocidit ndaj Çamërisë.

Protesta opozitare nuk mundet të denoncojë një bisedë paraprake mes ministrave të jashtëm pa denoncuar më parë marrëveshjen e vulosur të 2009. Nuk mund të akuzojë për varreza kur firma është e dikujt tjetër. Ndryshe, më shumë se një denoncim ndaj kësaj qeverie, ajo më shumë do të ri-ndezë “prozhektorët” e ri-zgjojë kujtimet e marrëveshjeve problematike e litarëve përjashta prej protagonistëve të saj. Etiketimi si tradhtar është fjala e fundit dhe politika nuk e ka apriori lirinë dhe luksin e publikut në përdorimin e saj. Brenda mund të biesh për vrasje apo vjedhje por për tradhti do të ishte risi. Nëse opozita ngutet të klasifikojë si tradhti një negocim në proces sot, automatikisht ajo po përflet edhe marrëveshjen e vulosur të 2009. Nëse halli opozitar është drejtësia, jo çdo sebep që e vonon atë ia vlen. Ca thjesht e rëndojnë më tej “kandarin” e saj.

 

February 2, 2018 22:49
Komento

5 Komente

  1. Eri February 2, 23:30

    Te jesh i bindur zoteri ,qe shumica e njerezve neser ne proteste nuk duan manipulimin politik te saj.Larg politkanet.
    Jam dakort me ju qe etitikimet tradhetar jane te nxiruara.
    Venia para pergjegjesise e gjithe politikes eshte detyre gjithkujt.Nese varrezave u shtohet edhe statusi historik,pertej nenshkrimit te 2009 ,por edhe te tjera shtojca ,i bie me keq llogaria.
    Nuk behet fjale per politikan te nje partie,por per nje gare ,qe nga presidenti e me rradhe per te leshur pe kunder interesave tona.Askush nuk eshte kunder vendosjes se marredheniesve normale me Greqine dhe te gjithe e duam integrimin ne Europe.
    Por te te paguajme ende nga ntegriteti historike,etj..
    Jane kete politikan qe me keqqeverisjen ne 27 vjet ,korrupsionin e kane penguar zhvillimin normal te vendit dhe sot na bejne rolin e politikanit modern me fqinjet ndersa me njeri tjetrin dhe shtetasit e vet sillen si faqja e zeze e tyre.Dhe jane te gjithe PS,PD,LSI e me radhe ne nje thes.Kush bertet ky tradhetari e ky heroi ,me vjen keq ,por duhet te rri larg protestes.

    Reply to this comment
    • mirel February 3, 23:04

      Me kete historine e opozites po jua fusin mire shqiptareve.
      Per cdo ceshtje qe kane te drejte shqiptaret te protestojne do e quajne manipulim opozitar.
      Keta qelbesira te dy palet duhen varur per gjuhe ne Tirane te gjithe, nje per nje, nga Berisha, te Ramuti, te Ilit Muti, Arben Ahmuti, Lul Basha, Fatmir Mediu, shkelzen Berisha,,pastaj te vazhdoj rradha me plumb per te tjeret

      Reply to this comment
  2. Une,Lubonja February 3, 00:13

    Per sa kohe do te jete Sala dhe “analiste” tip GjonMarkaGjekMarkajGjoni apo Lule dhe Fatosa me Andi dhe Ylli do te duhet me shume kohe qe te qyteterohemi se keta po mundohen te na terheqin ne Llum!

    Reply to this comment
    • info analitike February 3, 09:22

      Ke te drejte di do te degjosh Bazet, Nazarkot, Duket, Bedrinjte, Malajt keta po qe do te te nxjerrin ne drite. Ore po si nuk mesuat qe te arsyetoni me mendjen tuaj por keni gjithnje nevoje per balon e kopese.

      Reply to this comment
  3. ALBAN DEGA February 3, 14:39

    ME GJUHEN E FAKTEVE

    KOPILAT E BERISHES NE DEREN E RAMES !

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    I ndoqa drejtepersedrejti mashtrimet pa fund te Sali Berishes mbreme ne emisionin “ Zone e Lire” te Arjan Canit te “Klanit” te Berishes dhe protesten e deshtuar me sukses te 27 janarit sot.
    Deshtim i plote!
    Total failure e organizatoreve e liderve te saj te deshtuar!
    Humbi Mafia !
    Fitoi Shqiperia !

    Rrena pa fund te nje mashtruese pakufi !

    Cdo fjale, cdo fjali, cdo deklarate e tij ne emisionin “Zone e Lire “ ishte rrene. mashtrim, spekullim.
    Si ai edhe qehajai i cifligut te tij familjar PDSH, Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre pa iu dridhur qerpiku dhe pa iu skuqur faqja.
    Jo mbreme e sot por tash e 27 vjet…
    Edhe mbreme ai i perseriti rrenat e tij se ekonomine e kishte mesuar nga Regani. Mik i vjeter i tij qe kur urdheronte studentet e mjekesise te hapnin zjarr kunder siluetes se tij si komisar i kuq ne zboret komuniste .
    Perdori gjithe arsenalin 46 vjecar te ish diktatorit komunist Enver Hoxha kunder imperializmit amerikan si ne 96-en, ne 97 -en, ne 98-en e dhjetra here te tjera bile edhe ditet e fundit .
    Sulmoi ashper qeverine e sotme pse votoi kunder SHBA-se per ceshtjen e njohjes se Jeruzalemit nga Presidenti Trump, kunder te cilit votoi krejt Evropa Perendimore dhe 7/10 e njerezimit !
    Sulmoi qeverine Rama per mungese investimesh te huaja ne Shqiperi, kur vete ua dhuroi me nje cmim pese here me te larte Autostraden e Kombit nje prej shumekombesheve me te korruptuara ne Bote Bechtel dhe mbi 500 milione te investuara ne xhepat Lul- Gites e gangstereve te tij nga xhepi e qafa e popullit te vet .
    Solli investimet e sponsorit kryesor te bashkeshortes se tij Taci Oil ne Nafte dhe e la nje grope borxhesh prej 550 milione dollaresh kur e perzuri me vote plebishitare e 1 milione shuplaka populli , demosi !
    Solli investimet e Rapiscanit dhe krijoi nje humbje prej 250 milionesh ne Arken e Shtetit e kurrizin e shqiptareve .
    Solli investimet e Devirolit dhe Fatmir Kodoshit e Xen Sypeshkaqenit ne Gerdec dhe shpertheu Hiroshimen e Gerdecit me 26 viktima…e miliona te hedhur ne ere !
    Sabotoi bashke me nipin e Beogradit dhe bastardin e tij interkoneksionin e financuar nga gjermanet dhe i shkaktoi rreth 300 milione euro humbje Shqiperise dhe Kosoves ne 8 vjetet e fundit !

    Investime te huaja apo placktije masive
    e shqiptareve !?

    Solli Damir Fazlicin e Luli Argites dhe i shkaktoi nje humbje orej 100 milione eurosh investimesh te munguara te nje investitori te fuqishem pskistanez…
    Solli CEZ-in e Xen Kalajt dhe i shkaktoi nje humbje prej rreth 500 milione eurosh shqiptareve dhe nje investim prej te pskten 7 milione dollaresh ne xhepat e Nue Xenit !
    Investimet e Berishes dhe familjes se tij biologjike e politike e bene Shqiperine Gerdec e Kandahar…
    Vetem nga babezia e dhenderit te tij Maltezi u humben rreth 150 milione dollare investime te Bankes Boterore per zhvillimin e Bregdetit pa llogaritur shembjen e dhjetra shtepive shqiptare !
    Solli aq shume investime te huaja sa per tete vjet qeverisje te tij borxhi i jashtem i Shqiperise u dyfishua ne qafen e shqiptareve !
    Ndertoi aq shume rruge sa la mbrapa ne arken e qeverise Rams 650 milione euro borxhe te brendshme me te cilat do te ishte ndertuar nje autostrade e te nga Hani i Hotit ne Konidpol !?

    Reaganomiku i rrenuesit te Shqiperise !

    Inauguroi tri here Autostraden e Kombit dhe Autostraden Tirane -Elbasan sa edhe sot nuk kane perfunduar punimet ne kete te fundit . Vetem per shembjet e shkaktuara nga korrupsioni Berisha- Meta Qeveria e sotme ka harxhuar rreth 50 milione euro te tjera …
    A doni me per investimet e Reganomikut Berisha !?
    A e dini sa para la Sali Berisha ne fondin e emergjencave kombetare kur leshoi karriken ne shtator 2013 !?
    4000 Euro gjithsejt ! Aq sa nuk do te mjaftonin as per tavanin e nje stalle lopesh po te godiste nje termet apo permbytje !? Po nje epidemi gripi kinez a australian!?
    Keto jane investimet e huaja dhe te brendshme te qeverise Berisha !
    E ka pafytyresine e poshtersine te jape leksione e rrahe gjoksin me ze e figure ne syte e shqiptareve per mrekulline Berisha qe e rrenoi te pakten 7 here dhe e zhberi tri here shtetin shqiptar ne 13 vjet qeverisje te Salikracise !?
    Vetem piramidat e 97-es u kushtuan shqiptareve 2 miliarde dollare te plackitur e 2 miliarde euro te djegura e rrenuara nga ajo katrahure kombetare !

    Nga “ qeveri gangsteresh” ne “Mafia
    jashte kontrollit” !

    “ Qeveri Gangsteresh e quajti ne kryeartikull Mbreteresha e shtypit boteror “ The Times” e Londres ne mars 1997
    “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit “ e cilesoi mbreti i shtypit te lire boteror “ The New York Times “ me 15 mars 2008, diten kobezeze te Katrahures Gerdeci te Fatmir Xenit te Berishes !
    Sa i pafytyre eshte e mund te jete Sali Berisha !
    Kopilat e vete e te bandes se tij te kusareve u orvatet t’ia lere ne dere Edi Rames e Qeverise se tij.
    A nuk ishte Sali Berisha ai qe hapi e lejoi kazino deri para dritareve te zyres se tij tek Tajvani… e mbare vendin e fajin per to ia hedh Edi Rames !?
    A nuk ishte Sali Lul Micotaqis Bakojanis qe ia shiti Athines 350 milje te Otrantos dhe tani na ben patriotin, nacionalistin. E nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve !
    Nuk mund te beje perjashtim nga ky rregull as krye- atdheshitesi e krye- maskarai Sali Toptan Zogolli !
    Sa i pafytyre eshte i pafytyri !?
    Edhe me te pafytyre se ai u tregua Arian Cani e pese filozofe , profesoret, Akademiket e UET-it e Plepave te tjere shqiptare.
    Jo vetem qe nuk reaguan, por me e keqja shkuan deri ne nje bythelepirje neveritese ndaj Mareshallit te Beogradit Sali Karaxhic.
    Shkelqeu me mjerimin e tij intelektual sidomos Profesor Arjan Curri. nje asskiser, bythelepires 24 karatesh qe na e ben edhe Filozofin edhe analistin edhe gjithckaditesin neper ekrane kur u langareps para Sali Berishes duke e quajtur “ Dielli qe ndricon” dhe iu pergjerua me zemer ne dore te rimerrte udheqjen e cifligut te tij PDSH dhe te revolucionit !
    Ky eshte njeriu i ri i Sali Kim Jong Un-it dhe bandes se tij te Gangstereve dhe Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    Lanet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*