“Fshehje pasurie”, i fundit i Gjykatës së Lartë, Medi Bici përballë KPK

July 30, 2018 10:52

“Fshehje pasurie”, i fundit i Gjykatës së Lartë, Medi Bici përballë KPK

 

Medi Bici, kandidat për në Kolegjin e Lartë Gjyqësor, është përballur paraditen e së hënes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

ILDKPKI ka sjellë raport ku konstaton se deklarimi Bici nuk është i saktë në deklarimin e pasurisë. Ai ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

Komisioni kreu hetimin e tij të pavarur, prandaj deklarata e Bicit iu nënshtrua një hetimi të thelluar ku u konsistua se ka pasuri vilë 4-katëshe vendosur në truall 430 m2, ndërtuar gjatë 1993-1996, toka e blerë në 1986. Objekti është legalizuar. Vlera e ndërtimit është 6 milionë lekë. Ka autoveturë Craisler 10 mijë euro. Burimi, nga shitja e një automjeti ekzistues dhe të ardhura.

Gjyqtari ka deklaruar se vëllai emigrant e ka ndihmuar për shkollimin e fëmijëve në vlerën e 10 mijë eurove në total. Gjyqtari ka paraqitur një deklaratë ku vëllai thotë se e ka ndihmuar për shkaqe vështirësie financiare. Subjekti ka paraqitur prova për këtë gjë. KPK-ja thotë se nuk rezulton që gjyqtari Medi Bici të ketë pasuri të fshehura në emër të tij apo të personave të lidhur me të.

DSIK ka dërguar raport për figurën e Medi Bicit, në të cilin konstatohet përshtatshmëri. Nga hetimi i KPK-së nuk ka dyshime se zoti Medi Bici ka lidhje me persona të dyshimtë, nuk ka denoncime për të dhe nuk ka dyshime korrupsioni.

Medi Bici tha: “Po ju paraqes disa prova të reja për të sqaruar e për të provuar se kur kam blerë tokën isha banor në Shkozë sepse para vitit 1990 nuk mund të blije tokë pa qenë banor i zonës. ILDKPKI përpara se të dilte në përfundime të tilla duhet të shikonte dokumentet e të më thërriste”.

l.h/ dita

July 30, 2018 10:52
Komento

2 Komente

  1. Liri July 30, 11:36

    Si u blende toke ne 1986?

    Reply to this comment
  2. Xha Braho July 30, 15:37

    Ky eshte edhe nga soji i te perdhjereve politike. Edhe ti Brut???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*